Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 15 prill
«A nuk është e vërtetë që sot ka një mal me informacione? [Ta lëmë të përgjigjet.] Megjithatë, asnjë prej këtyre informacioneve nuk është më i rëndësishëm se ky që lexojmë në këtë varg. [Të lexojmë Gjonin 17:3.] Kjo revistë shpjegon se ç’do të thotë shprehja ‘jetë e përhershme’ dhe si mund ta marrim njohurinë që na çon drejt saj.»
Zgjohuni! 22 prill
«Megjithëse Jezu Krishti është ndoshta njeriu më i njohur që ka jetuar ndonjëherë, shumë njerëz pyesin veten se kush është ai në të vërtetë. A e dini se edhe vetë apostujt e Jezuit e bënë këtë pyetje? [Ta lëmë të përgjigjet. Pastaj të lexojmë Markun 4:41.] Kjo revistë shqyrton se çfarë thotë Bibla për identitetin e vërtetë të Jezuit.»
Kulla e Rojës 1 maj
«Kur na vdes një njeri i dashur, është normale që të duam ta shohim përsëri. Besoj se edhe ju jeni dakord, apo jo? [Ta lëmë të përgjigjet.] Shumë njerëz kanë gjetur ngushëllim në premtimin e Biblës se do të ketë një ringjallje. [Të lexojmë Gjonin 5:28, 29.] Në këtë revistë tregohet se kur do të ndodhë ringjallja dhe kush do të ringjallet.»
Zgjohuni! 8 maj
«Shumica e prindërve nuk i lejojnë fëmijët të shohin çdo gjë në televizor. A e keni pasur të vështirë të gjeni filma të përshtatshëm për familjen tuaj? [Ta lëmë të përgjigjet. Pastaj të lexojmë Efesianëve 4:17.] Në këtë revistë tregohet se si prindërit mund t’i ndihmojnë fëmijët të zgjedhin atë lloj zbavitjeje që është e shëndetshme për ta.»