Kutia e pyetjes
◼ Cila është mënyra më e mirë për të dhënë kontribute në ndihmë të vëllezërve nevojtarë në vende të tjera?
Ndonjëherë dëgjojmë për vëllezër në vende të tjera, të cilët kanë nevojë për gjëra materiale për shkak të përndjekjeve, katastrofave ose të rrethanave të tjera të vështira. Kjo i ka nxitur disa vëllezër të dërgojnë fonde drejtpërdrejt në zyrat e degëve të vendeve të tyre, duke kërkuar që këto para të përdoren për të ndihmuar një individ të veçantë, një kongregacion ose një projekt ndërtimi të caktuar.—2 Kor. 8:1-4.
Edhe pse dashuria dhe shqetësimi për bashkëbesimtarët janë për t’u lavdëruar, shpesh ka nevoja më urgjente se ato që ka ndër mend dhuruesi. Në disa raste, nevoja për të cilën dhuruesi dëshiron të japë ndihmë, tashmë është plotësuar. Pa dyshim, mund të kemi besim se, kur kontributet i dërgohen zyrës së degës vendëse, për veprën mbarëbotërore, për Fondin e Sallave të Mbretërisë ose për rastet e katastrofave, fondet e dhuruara do të përdoren për qëllimin që i ka dërguar dhuruesi.
Vëllezërit e të gjitha degëve janë stërvitur mjaft mirë për të dhënë menjëherë ndihmë, atje ku papritur lind nevoja. Sido që të jetë, dega e secilit vend e mban të informuar Trupin Udhëheqës për çështjen. Nëse nevojitet ndihmë e mëtejshme, Trupi Udhëheqës mund të ftojë degët e vendeve fqinje për të ndihmuar, ose fondet mund të dërgohen drejtpërdrejt nga selia qendrore.—2 Kor. 8:14, 15.
Kështu që kontributet për veprën mbarëbotërore, për projektet e ndërtimit në vende të tjera ose për rastet e katastrofave, duhet t’i dërgohen zyrës së degës së vendit ku jetoni ose me anë të kongregacionit, ose drejtpërdrejt. Në këtë mënyrë, nëpërmjet masave organizative që ka vendosur Trupi Udhëheqës, «skllavi i besueshëm dhe i matur» kujdeset me rregullsi për nevojat e vëllezërve anembanë botës.—Mat. 24:45-47; 1 Kor. 14:33, 40.