T’i ndihmojmë që të mësojnë më shumë për të vërtetën
1 Ndërsa predikojmë lajmin e mirë, shpesh takojmë njerëz që nuk banojnë në territorin tonë ose që flasin një gjuhë tjetër, duke përfshirë këtu edhe gjuhën e shenjave. Ose mund të ndodhë që, ata me të cilët kemi zhvilluar biseda të efektshme biblike, transferohen në një territor tjetër. Si mund t’i ndihmojmë këta individë të marrin më shumë njohuri për të vërtetën? Duke përdorur formularin Ju lutemi, ndiqni interesin (S-43).
2 Shpesh, njerëzit i kushtojnë më shumë vëmendje lajmit të mirë, nëse e dëgjojnë në gjuhën amtare. (Vep. 22:1, 2) Prandaj, në shumicën e rasteve, kur takojmë dikë që flet një gjuhë tjetër, edhe nëse ai nuk tregon interes për mesazhin e Mbretërisë, duhet ta plotësojmë formularin. Megjithatë, nëse në një territor ka një numër të konsiderueshëm njerëzish që flasin një gjuhë tjetër dhe që tashmë po u predikohet rregullisht në gjuhën e tyre, formulari mund të plotësohet vetëm në rastet kur tregohet interes.
3 Të plotësojmë formularin: Me takt, të mundohemi të mësojmë emrin e individit, adresën e tij dhe numrin e telefonit. Të tregojmë se sa i interesuar është ky individ, kohën kur mund të gjendet në shtëpi, literaturën që lamë ose që kërkoi dhe gjuhën që kupton më mirë. Pasi ta plotësojmë formularin, t’ia japim menjëherë sekretarit të kongregacionit tonë, i cili do t’ia dërgojë kongregacionit ose grupit përkatës.
4 Dërgimi i formularit: Nëse sekretari nuk e di se cilit kongregacion ose grup duhet t’ia dërgojë formularin ose nuk e ka adresën e tyre të saktë, për të marrë informacionin e duhur mund t’i telefonojë Repartit të Shërbimit në zyrën e degës. Nuk është më e nevojshme që të përfshihet edhe mbikëqyrësi i qytetit, kur dërgohet formulari.
5 Sa herë që një kongregacion ose një grup merr një formular të plotësuar Ju lutemi, ndiqni interesin, duhen marrë masat për ta kontaktuar menjëherë individin. Nëse me zell bëjmë pjesën tonë, mund të kemi besim se Jehovai do t’ua hapë zemrën atyre që janë «të prirur drejt jetës së përhershme».—Vep. 13:48.