Programi i asamblesë qarkore
Në këto ditë të fundit të kësaj bote të vjetër e të korruptuar, është jetësore që të mbajmë veshjen frymore dhe të ruajmë identitetin e krishterë. (Zbul. 16:15) Prandaj, asambleja qarkore me temë «Vishni personalitetin e ri», që do të mbahet gjatë vitit të shërbimit 2006, është pikërisht në kohën e duhur.—Kolos. 3:10.
Dita e parë: Simpoziumi i parë «Të shfaqim veçori të personalitetit të ri», do të theksojë se si, kultivimi i personalitetit të ri mund të na sjellë dobi në çdo fushë të jetës. Si ta kultivojmë personalitetin e ri? Kjo do të trajtohet gjatë dy fjalimeve të fundit të ditës së parë «Ta disiplinojmë veten për të medituar siç duhet» dhe «Arsimim që modelon personalitetin e ri».
Dita e dytë: Në simpoziumin e dytë që titullohet «Të fitojmë gjuhën e të mençurve», do të shikojmë se si ndikon personaliteti i ri në përdorimin e gjuhës. «A po e mundni të ligun?» është tema e fjalimit publik që do të theksojë nevojën për të qëndruar vigjilent ndaj taktikave të Satanait. Nga dy fjalimet e fundit të asamblesë «Të mbahemi të panjollë nga bota» dhe «Të përtërijmë nga dita në ditë njeriun e brendshëm», do të kuptojmë se si mund të shmangim qëndrimet e sjelljet që bien në kundërshtim me rrugët e drejta të Perëndisë, dhe se si të qëndrojmë të palëkundur në adhurimin e Jehovait.
Sa me padurim e presim këtë ngjarje ku do të inkurajohemi për të veshur e për të ruajtur personalitetin e ri!