Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 15 shtator
«Njerëzit kudo në botë kanë dëgjuar për Jezu Krishtin. Disa thonë se ai ishte thjesht një njeri i madh. Të tjerë e adhurojnë si Perëndinë e Plotfuqishëm. Po ju, kush mendoni se ishte Jezu Krishti? [Ta lëmë të përgjigjet.] Kjo revistë shpjegon me saktësi se kush ishte, nga erdhi dhe ku është ai tani.» Të lexojmë Gjonin 17:3.
Zgjohuni! 22 shtator
«Shumë njerëz sot nuk arrijnë të kenë një vend të denjë për të jetuar. A mendoni se do të vijë një ditë kur do të ketë shtëpi të përshtatshme për të gjithë? [Ta lëmë të përgjigjet.] Në këtë revistë Zgjohuni! jepet një raport i përditësuar për problemin e strehimit. Madje, ajo tregon edhe përse mund të kemi besim se Perëndia do ta mbajë këtë premtim.» Të lexojmë Isainë 65:21, 22.
Kulla e Rojës 1 tetor
Të lexojmë pyetjen në kopertinë. Pastaj të pyesim: «A e dini se për çfarë shenje e ka fjalën? [Ta lëmë të përgjigjet. Pastaj të lexojmë Mateun 24:3.] Në këtë numër të Kullës së Rojës flitet për pesë elementet kyç të kësaj shenje dhe shpjegohet se përse është e domosdoshme ta dallojmë këtë shenjë.» Të tregojmë kutinë në faqen 6.
Zgjohuni! 8 tetor
«Teprimi në të pirë shkakton probleme të panumërta. Kjo revistë bën fjalë për pasojat që sjell alkooli për shëndetin. [T’i tregojmë figurën në faqen 7.] Në këta artikuj tregohet se si mund të çlirohen njerëzit nga teprimi në të pirë dhe çfarë mund të bëjnë të tjerët për t’i ndihmuar këta individë.»