Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 15 janar
«Vitet e fundit, njerëzit janë bërë më tepër kureshtarë për engjëjt. A e keni pyetur ndonjëherë veten se cilët janë dhe si ndikojnë në jetën tonë? [Të presim përgjigjen. Pastaj të lexojmë Psalmin 34:7.] Kjo revistë tregon se çfarë thotë Bibla për rolin e engjëjve në të kaluarën, tani dhe në të ardhmen.»
Zgjohuni! janar
«Sot mund të gjesh informacione gati për çdo gjë. Por sa prej këtyre informacioneve mendoni se janë të besueshme? [Të presim përgjigjen. Pastaj të lexojmë 2 Timoteut 3:16.] Ky numër i revistës Zgjohuni! tregon se përse mund të mbështetemi te Bibla si burim i mençurisë praktike.» T’i referohemi artikullit në faqen 18.
Kulla e Rojës 1 shkurt
«Të gjithë kemi nevojë për para që të jetojmë. Por, a nuk mendoni edhe ju se është e nevojshme që të tregojmë kujdes ndaj rrezikut që përmendet këtu? [Të lexojmë 1 Timoteut 6:10 dhe të presim përgjigjen.] Ky numër i revistës Kulla e Rojës na ndihmon të dallojmë disa nga grackat e pasurisë dhe tregon se si mund t’i shmangim ato.»
Zgjohuni! shkurt
«Shumë prej nesh që kemi të afërm apo miq të moshuar duam të dimë se si mund t’i ndihmojmë që të kapërcejnë problemet e plakjes, apo jo? [Të presim përgjigjen.] Kjo revistë sugjeron se çfarë mund të bëhet për t’i përballuar sa më lehtë problemet e kësaj moshe. Aty shpjegohet edhe si do të përmbushet kjo profeci.» Të lexojmë Jobin 33:25.