BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 5/07 f. 8
  • Mësojini fëmijët të lëvdojnë Jehovain

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mësojini fëmijët të lëvdojnë Jehovain
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
  • Material i ngjashëm
  • Kutia e pyetjes
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
  • Stërvitini fëmijët që të bëhen lajmëtarë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
  • Prindër: Stërvitini fëmijët tuaj për të predikuar
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
  • Të ndërtojmë një familje të fortë frymësisht
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
km 5/07 f. 8

Mësojini fëmijët të lëvdojnë Jehovain

1. A mund ta lëvdojnë Jehovain fëmijët?

1 Psalmi 148:12, 13 nxit djem e vajza «ta lëvdojnë emrin e Jehovait». Në Shkrime gjejmë shumë shembuj të fëmijëve që lëvduan Jehovain. Për shembull, «djaloshi Samuel shërbente përpara Jehovait». (1 Sam. 2:18) ‘Një vajzë e vogël’ i tha gruas së Naamanit se profeti i Jehovait në Izrael mund ta shëronte Naamanin nga lebra. (2 Mbret. 5:1-3) Kur Jezui hyri në tempull dhe kreu vepra të fuqishme, «djemtë» thërritën: «Shpëtoje, të lutemi, Birin e Davidit!» (Mat. 21:15) Si mund t’i mësojnë prindërit fëmijët që të lëvdojnë Jehovain?

2. Pse është e rëndësishme që prindërit të lënë një shembull të mirë për fëmijët?

2 Shembulli: Para se ta ngulitnin të vërtetën në zemrën e fëmijëve, baballarët në Izrael udhëzoheshin që fillimisht ata vetë ta donin Jehovain dhe t’i kishin të ngulitura urdhërimet e tij në zemrën e tyre. (Ligj. 6:5-9) Nëse flisni mirë për shërbimin dhe e bëni pjesë të programit tuaj javor, fëmijët do ta shohin shërbimin si një gjë të rëndësishme dhe që të sjell kënaqësi.

3. Si e ndihmoi shembulli i prindërve një motër?

3 Një motër kujton me kënaqësi: «Ndërsa rritesha, në rutinën e familjes sonë përfshihej pjesëmarrja në shërbimin në fushë çdo fundjavë. Për mua ishte e dukshme se prindërit kënaqeshin kur dilnin në predikim. Që në fëmijëri e shihnim shërbimin si një gjë që na sillte kënaqësi.» Kjo motër u bë lajmëtare e papagëzuar në moshën 7-vjeçare dhe ka më shumë se 32 vjet në shërbimin e plotkohor.

4. Çfarë do të thotë që fëmijët të stërviten në mënyrë të vazhdueshme?

4 Stërvitje e vazhdueshme: Përfshijini fëmijët gjatë shërbimit. Ndoshta mund t’i bien ziles, t’i japin të zotit të shtëpisë një fletushkë ose të lexojnë një shkrim. Kjo do t’ua shtojë kënaqësinë dhe do t’i ndihmojë të kenë më shumë siguri tek aftësia e tyre për të predikuar mesazhin e Mbretërisë. Pjesëmarrja e tyre në shërbim duhet të shtohet ndërsa rriten. Prandaj, ndihmojini të bëjnë përparim dhe të mendojnë për synime frymore.

5. Çfarë nevojitet që një fëmijë të kualifikohet si lajmëtar i papagëzuar?

5 Në momentin që mendoni se fëmijët tuaj kualifikohen për të qenë lajmëtarë të papagëzuar dhe kur ata e shprehin vetë një dëshirë të tillë, mos humbni kohë të flisni me pleqtë. Duke u bërë lajmëtarë ata do të ndiejnë më shumë përgjegjësinë që kanë për të lëvduar Jehovain. Mos harroni se fëmija s’ka nevojë të dijë sa një i rritur i pagëzuar që të kualifikohet. A i kupton mësimet themelore të Biblës? A i ndjek normat morale të Biblës? A dëshiron të dalë në shërbim dhe të identifikohet si Dëshmitar i Jehovait? Nëse po, pleqtë mund të vendosin se ai është i kualifikuar për të qenë lajmëtar i papagëzuar.—Shih Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait, f. 79-82.

6. Pse ia vlen që prindërit t’i stërvitin fëmijët?

6 Të mësosh fëmijët të lëvdojnë Jehovain nga zemra kërkon përpjekje. Megjithatë, janë të pakta gjërat që u sjellin prindërve gëzim më të madh sesa kur shohin fëmijën të përparojë frymësisht. Më e rëndësishmja është se Jehovai kënaqet kur fëmijët flasin me të tjerët për veprat e tij të mrekullueshme.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo