BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 6/08 f. 1
  • Të predikojmë pareshtur

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të predikojmë pareshtur
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
  • Material i ngjashëm
  • Të shpallim lajmin e mirë pa pushim
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • ‘Lajmi i mirë për diçka më të mirë’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • Si do të dëgjojnë?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2009
  • Përse kthehemi herë pas here?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
km 6/08 f. 1

Të predikojmë pareshtur

1 Ndonjëherë mund të mendojmë që i gjithë territori ynë është punuar shpesh, por pa shumë rezultat. Prapëseprapë, kemi arsye të forta pse duhet të vazhdojmë të predikojmë.—Mat. 28:19, 20.

2 Për një dëshmi: Jezui paratha që predikimi për Mbretërinë do të ishte pjesë e rëndësishme e shenjës së përbërë të «përfundimit të sistemit» dhe se do të bëhej «si dëshmi për të gjitha kombet». (Mat. 24:3, 14) Kur njerëzit na shohin teksa predikojmë lajmin e mirë për Mbretërinë, jepet një dëshmi e jashtëzakonshme. Pasi largohemi nga territori, disa njerëz mund të bisedojnë për vizitën tonë për orë ose ditë të tëra, edhe nëse nuk ia kanë vënë veshin mesazhit që u dhamë. Nëse i vlerësojmë arsyet pse dalim në shërbim, kjo do të na ndihmojë të ngulmojmë. Jehovai kënaqet kur sheh që bëjmë gjithçka mundemi për të përmbushur profecinë biblike duke dhënë dëshmi dhe një mesazh paralajmërues.—2 Sel. 1:6-9.

3 Kërkohet ngulmim: Me kaq shumë shpërqendrime dhe me ngarkesën e madhe që kanë njerëzit, kërkohet ngulmim nga ana jonë ndërsa përpiqemi të ndjekim më tej interesin e tyre. Dëshmitarët e vizituan një grua çdo javë për një vit rresht para se t’i ftonte brenda në shtëpi për një bisedë biblike. I pëlqeu kaq shumë ajo që dëgjoi saqë pranoi një studim biblik, filloi të ndiqte mbledhjet dhe, pa vonuar, shprehu dëshirën të pagëzohej.

4 Kushtet botërore po ndryshojnë me të shpejtë, e po kështu edhe njerëzit. Mjaft nga ata që në të shkuarën nuk na kanë dëgjuar, tani mund ta mirëpresin mesazhin shpresëdhënës që u japim. Edhe sikur vetëm një njeri ta pranonte mesazhin për Mbretërinë, do t’ia vlente të ngulmonim.

5 Në mbarë botën, gjithnjë e më shumë njerëz po «psherëtijnë e rënkojnë për tërë ato gjëra të pështira që bëhen». (Ezek. 9:4) Rezultatet e predikimit tregojnë se ata që kanë prirjen e duhur, po e pranojnë mesazhin për mbretërinë. (Isa. 2:2, 3) Prandaj, le të predikojmë pareshtur duke ngulmuar me dashuri ‘për të çuar lajmin e mirë për diçka më të mirë’.—Isa. 52:7; Vep. 5:42.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo