Letër nga Dega
Të dashur lajmëtarë të Mbretërisë:
Në mbledhjen speciale që u mbajt më 15 qershor, në Tiranë, me rastin e vizitës së mbikëqyrësit të zonës, vëllait Teodor Xharaz, nga Trupi Udhëheqës, 4.340 të pranishmit u gëzuan së tepërmi kur ai njoftoi: «Në muajin maj, për herën e parë, Shqipëria ka kaluar shifrën prej 4.000 lajmëtarësh.» Po ashtu, atë muaj edhe në Kosovë u arrit maksimumi i ri prej 162 lajmëtarësh.
Ky rezultat tregon që Jehovai vazhdon ta bekojë zellin dhe frymën e pionierit që ju karakterizon. Në mars, u arrit një maksimum i ri prej 983 pionierësh ndihmës që shërbyen në Shqipëri dhe 28 në Kosovë. Edhe numri i pionierëve të rregullt vazhdon të rritet, dhe shumë prej tyre shprehin çmueshmëri për stërvitjen e shkëlqyer që marrin në Shkollën e Shërbimit të Pionierit. Gjatë verës u mbajtën 7 klasa të kësaj shkolle, ku morën pjesë rreth 170 studentë.
Fushata speciale me revistën Zgjohuni! të majit 2008 ka qenë një nga aktivitetet më të rëndësishme për territorin tonë. Angazhimi juaj ka bërë të mundur shpërndarjen e 180.410 revistave në atë muaj. Kemi marrë përvoja prekëse që tregojnë për rezultatet e shumta pozitive të kësaj fushate: 1) kemi rrëzuar disa paragjykime të ngritura më parë kundër emrit të Jehovait dhe organizatës së tij; 2) u kemi ofruar ndihmë praktike nga Bibla njerëzve që vuajnë, duke u shpëtuar madje jetën disave që mendonin për vetëvrasje; 3) kemi filluar shumë studime të reja biblike me njerëz të sinqertë. Urojmë që edhe gjatë këtij viti të ri të shërbimit, Jehovai ta bekojë ‘mundin tuaj’ duke vazhduar «ta rritë» farën e mbjellë!—1 Kor. 3:6-8.
Vëllezërit tuaj,
Zyra e Degës në Shqipëri