BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 10/09 f. 1
  • A jeni gati për të dhënë dëshmi joformale?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A jeni gati për të dhënë dëshmi joformale?
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2009
  • Material i ngjashëm
  • Mund të japësh dëshmi joformale
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2010
  • Jini të zellshëm ‘duke dhënë dëshmi të plotë’
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
  • Të lavdërojmë Jehovain me anë të dëshmisë joformale
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
  • Kujtesë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2009
km 10/09 f. 1

A jeni gati për të dhënë dëshmi joformale?

1. Cili shembull tregon se dëshmia joformale mund të jetë e efektshme?

1 Dëshmia joformale mund të jetë shumë e efektshme. Në Bibël ka shembuj të shumtë kur është dhënë dëshmi joformale me rezultate të mira. (Gjoni 4:7-15) Si të përgatitemi për këtë formë dëshmie?

2. Si mund të na ndihmojë veshja e rregullimi që të japim dëshmi?

2 Veshja e rregullimi: Po t’i kushtojmë gjithnjë vëmendjen e duhur veshjes e rregullimit, do të mund të flasim lirshëm me të tjerët për besimin tonë. (1 Tim. 2:9, 10) Nëse nuk ndihemi rehat për pamjen tonë të jashtme, ka të ngjarë të mos marrim guximin të japim dëshmi. Në anën tjetër, vetë paraqitja jonë e rregullt dhe e pastër mund t’i ngjallë kureshtjen dikujt. Për shembull, gjatë një udhëtimi, një çift Dëshmitarësh të veshur mirë ishin ulur pranë një myslimani. Ai e vuri re paraqitjen e tyre dhe i pyeti nëse ishin të krishterë. Kjo çoi në një bisedë biblike që zgjati tre orë.

3. Si keni nisur biseda, duke ndjekur shembullin e Jezuit?

3 Si të filloni biseda: Kur takoi gruan samaritane te burimi i Jakobit, Jezui e nisi bisedën thjesht duke i kërkuar pak ujë. Edhe ne mund të arrijmë të nisim një bisedë duke bërë një pohim të shkurtër ose një pyetje të thjeshtë. Edhe pse nganjëherë mund të ngurrojmë, po të mbështetemi te Jehovai, mund ‘të marrim guxim’ të nisim një bisedë.—1 Sel. 2:2.

4. Si mund të bëhemi gati që të japim dëshmi joformale?

4 Krijoni mundësi: Shumë lajmëtarë kanë gjetur mënyra të ndryshme se si të japin dëshmi joformale. Shqyrtojini edhe një herë rrethanat tuaja dhe mendoni për njerëzit që ndoshta i takoni përditë. Mbani me vete literaturë të përshtatshme dhe një Bibël të vogël. Jini vëzhgues dhe interesohuni për njerëzit që keni përreth. Kur mendoni që më parë për mundësitë që mund t’ju krijohen gjatë ditës, do të jeni gati të jepni një dëshmi të mirë.—Filip. 1:12-14; 1 Pjet. 3:15.

5. Pse s’duhet t’ia lëmë rastit dëshminë joformale?

5 Kemi dy arsye të forta pse duhet të përfitojmë nga rastet për të dhënë dëshmi joformale: dashuria për Perëndinë dhe dashuria për të afërmin. (Mat. 22:37-39) Duke parë sa urgjente është vepra e predikimit, s’mund t’ia lëmë rastit dëshminë joformale. Duhet të jemi gati të shfrytëzojmë çdo mundësi të përshtatshme që t’u japim të tjerëve lajmin e mirë për Mbretërinë, sa ka ende kohë.—Rom. 10:13, 14; 2 Tim. 4:2.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo