BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 11/09 f. 6-7
  • Jemi Dëshmitarë gjithë kohën

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Jemi Dëshmitarë gjithë kohën
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2009
  • Material i ngjashëm
  • Mund të japësh dëshmi joformale
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2010
  • Si të mprehim aftësitë në shërbim?—Të nisim biseda që të japim dëshmi joformale
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
  • Jezui i dëshmoi një gruaje samaritane
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2018
  • Të lavdërojmë Jehovain me anë të dëshmisë joformale
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2009
km 11/09 f. 6-7

Jemi Dëshmitarë gjithë kohën

1. Ç’mund të mësojmë nga rasti kur Jezui i predikoi gruas te pusi?

1 Jezui kishte ecur me orë të tëra. Ishte i lodhur dhe i etur. Kur dishepujt shkuan të blinin diçka për të ngrënë, ai u ul për të pushuar pranë një pusi jashtë një qyteti të Samarisë. Jezui nuk ishte në Samari për të predikuar; thjesht i ra rruga andej duke shkuar për në Galile, që të vazhdonte shërbimin atje. Pavarësisht nga kjo, ai shfrytëzoi rastin për t’i dhënë dëshmi një gruaje që po mbushte ujë. (Gjoni 4:5-14) Pse? Jezui ishte vazhdimisht «dëshmitari i besueshëm dhe i vërtetë» i Jehovait. (Zbul. 3:14) E imitojmë Jezuin duke qenë Dëshmitarë të Jehovait gjithë kohën.—1 Pjet. 2:21.

2. Si mund të jemi të përgatitur për të dhënë dëshmi joformale?

2 Të jemi të përgatitur: Mund të jemi të përgatitur për të dhënë dëshmi joformale nëse mbajmë literaturë me vete. Shumë lajmëtarë mbajnë fletushka me vete dhe ua lënë shitësve në dyqane, punonjësve në pikat e karburantit dhe të tjerëve që takojnë gjatë ditës. (Ekl. 11:6) Një motër që udhëton shpesh, sigurohet që të ketë gjithmonë në çantë një Bibël të vogël e librin Çfarë mëson vërtet Bibla? dhe përpiqet të hyjë në bisedë me ata që janë ulur afër.

3. Si mund të nisim një bisedë?

3 Të fillojmë një bisedë: Kur japim dëshmi në mënyrë joformale, nuk është e thënë të prezantojmë një temë biblike që në fillim. Jezui nuk e filloi bisedën me gruan te pusi duke u prezantuar si Mesia. Ai thjesht i kërkoi ujë duke i zgjuar kureshtjen. (Gjoni 4:7-9) Një motër zbuloi se një mënyrë e ngjashme i jep mundësi të fillojë një bisedë kur e pyesin nëse u kënaq gjatë një feste. Në vend që të përgjigjet se nuk u përfshi në atë festë ngaqë është Dëshmitare e Jehovait, ajo thotë: «Unë vetë kam vendosur të mos e festoj.» Nga kureshtja, bashkëbiseduesi zakonisht e pyet përse dhe pastaj motra ka mundësi t’i japë dëshmi.

4. Për çfarë të nxit Mateu 28:18-20?

4 Edhe pse Jezui nuk është më në tokë duke shërbyer me zell, ai vazhdon të interesohet që vepra e predikimit të bëhet siç e bëri ai. (Mat. 28:18-20) Prandaj, ashtu si Modeli ynë, Jezui, ne jemi Dëshmitarë të gatshëm për të shpallur publikisht besimin tonë në çdo kohë.—Hebr. 10:23.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo