‘U bëftë vullneti i Perëndisë’
1. Cila është tema e asamblesë speciale njëditore për vitin e shërbimit 2012 dhe pse është e përshtatshme ta shqyrtojmë?
1 Ne u krijuam falë vullnetit të Jehovait. (Zbul. 4:11) Prandaj, do të ishte e pamundur të përmbushnim qëllimin e ekzistencës sonë pa mësuar dhe pa bërë vullnetin e Perëndisë. Kjo nuk është aq e lehtë sa duket, sepse na duhet të luftojmë me prirjen tonë të brendshme për të bërë «vullnetin e trupit e të mendimeve» ose «vullnetin e botës». (Efes. 2:3; 1 Pjet. 4:3; 2 Pjet. 2:10) Madje, pa ndihmën e Perëndisë, do të rrezikonim që ‘[Djalli] të na zërë të gjallë, që të bëjmë vullnetin e tij’. (2 Tim. 2:26) Programi i asamblesë speciale njëditore për vitin e shërbimit 2012, do të na ndihmojë të veprojmë në harmoni me kërkesën e tretë kryesore në lutjen model. (Mat. 6:9, 10) Tema e saj është ‘U bëftë vullneti i Perëndisë’.
2. Çfarë pyetjesh do të marrin përgjigje gjatë programit?
2 Pyetjet që do të marrin përgjigje: Ndërsa dëgjoni programin, përpiquni të gjeni përgjigjet e këtyre pyetjeve: çfarë gjëje tjetër të rëndësishme duhet të bëjmë përveçse t’i vëmë veshin Fjalës së Perëndisë? Si mund të vazhdojmë të kuptojmë se cili është vullneti i Perëndisë për ne? Pse duhet të jemi të gatshëm të ndihmojmë njerëz të çdo lloji? Si mund të bëjmë një jetë të pasur dhe të kënaqshme? Të rinj, çfarë është e nevojshme t’i tregoni Jehovait? Çfarë bekimesh vijnë kur bëjmë vullnetin e Perëndisë? Pse është urgjente që t’i ndërtojmë dhe t’i inkurajojmë të tjerët?
3. Si mund të përfitojmë sa më shumë nga kjo masë frymore?
3 Sigurohuni që të jeni të pranishëm dhe kushtojini vëmendje të veçantë programit. Ka të ngjarë që si orator vizitues të jetë një përfaqësues nga Betheli ose një mbikëqyrës udhëtues. Para dhe pas programit ndihuni të lirë të flitni me të ose me gruan e tij, nëse është i martuar. Kur të ktheheni në shtëpi, mos u bëni ‘dëgjues harraqë’, por rishikojeni programin si familje ose individualisht dhe shqyrtoni se si mund të veproni më plotësisht në harmoni me vullnetin e Perëndisë.—Jak. 1:25.
4. Pse është e rëndësishme ta bëjmë vullnetin e Perëndisë përparësinë tonë?
4 Shumë shpejt, ata që ndjekin dëshirat e tyre dhe refuzojnë t’i nënshtrohen vullnetit të Jehovait, do të shkatërrohen. (1 Gjon. 2:17) Prandaj, jemi mirënjohës që Jehovai ka përgatitur këto informacione në kohën e duhur për të na ndihmuar që ta bëjmë vullnetin e tij përparësinë tonë.