BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 10/12 f. 1
  • A mund të predikoni në mbrëmje?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A mund të predikoni në mbrëmje?
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2012
  • Material i ngjashëm
  • A mund ta përshtatni programin tuaj?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • A ke provuar të japësh dëshmi në mbrëmje?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Predikimi shtëpi më shtëpi
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • Shfrytëzoje sa më mirë kohën në shërbim
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2015
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2012
km 10/12 f. 1

A mund të predikoni në mbrëmje?

1. Sipas një studiuesi, kur predikonte shtëpi më shtëpi apostulli Pavël?

1 Sipas librit Jeta e përditshme në kohët biblike (anglisht), apostulli Pavël e kishte zakon të predikonte shtëpi më shtëpi «nga ora 4 e pasdites deri natën vonë». Nuk e dimë nëse ky ishte vërtet programi i Pavlit, por dimë se ai ishte gati që ‘çdo gjë ta bënte për hir të lajmit të mirë’. (1 Kor. 9:19-23) Kjo kërkonte që të rregullonte punët e veta që të shkonte shtëpi më shtëpi në oraret kur ishte më frytdhënëse.

2. Pse mbrëmja është moment i përshtatshëm për të predikuar?

2 Lajmëtarët në shumë vende historikisht kanë predikuar shtëpi më shtëpi paraditeve gjatë ditëve të javës. Por, a është ende kjo koha më e përshtatshme për vendin tuaj? Një pionier thotë për territorin e tij: «Gjatë ditës, zor se gjen ndonjë në shtëpi. Por në mbrëmje gjen shumë njerëz.» Predikimi në mbrëmje mund të jetë koha më e mirë për t’u dhënë lajmin e mirë sidomos burrave. Njerëzit mund të jenë më të çlodhur dhe më të gatshëm për të biseduar. Nëse është e efektshme, pleqtë duhet të organizojnë mbledhje për shërbim në mbrëmje.

3. Si mund të përdorni aftësi dalluese kur predikoni në mbrëmje?

3 Përdorni aftësi dalluese: Kur predikoni në mbrëmje, është e rëndësishme të përdorni aftësi dalluese. Nëse keni shkuar në moment të papërshtatshëm, si për shembull kur hanë darkë, thuajuni se do të ktheheni më vonë. Nëse është errësirë, rrini në një vend ku të zotët e shtëpive mund t’ju shohin dhe tregojuni menjëherë cilët jeni dhe pse keni shkuar. Gjithashtu është e mençur të predikoni dyshe ose në grupe dhe të qëndroni në rrugë të ndriçuara mirë ku ka lëvizje. Mos shkoni shumë vonë kur bëhen gati për të fjetur, pasi mund t’i shqetësoni. (2 Kor. 6:3) Nëse është e rrezikshme të predikoni në një lagje pasi errësohet, atëherë predikoni në orët e para të mbrëmjes.​—Prov. 22:3.

4. Ç’bekime sjell predikimi në mbrëmje?

4 Bekimet: Shërbimi bëhet më i këndshëm kur gjejmë njerëz për të folur. Dhe sa më tepër të predikojmë, aq më tepër mundësi do të kemi t’i ndihmojmë njerëzit «të shpëtojnë dhe të fitojnë njohurinë e saktë të së vërtetës». (1 Tim. 2:3, 4) A mund ta përshtatni programin që të dilni në shërbim në mbrëmje?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo