A mund të vazhdosh më shumë?
Kur janë në shërbim, disa lajmëtarë e kanë zakon ta lënë shërbimin në njëfarë orari, për shembull në kohën e drekës. Sigurisht, për shkak të rrethanave, disa mund të jenë të detyruar ta lënë shërbimin në njëfarë orari. Por, mos vallë e lë vetëm sepse të tjerët në grupin e shërbimit bëjnë kështu apo sepse është zakon në zonën tënde? A mund të rrish në shërbim ca minuta më shumë dhe të vazhdosh në ndonjë formë të dëshmisë publike, për shembull në dëshmi rrugore? A mund të bësh një a dy rivizita rrugës për në shtëpi? Mendo sa mirë do të bëje po të gjeje përsëri në shtëpi sikur edhe një të interesuar ose po t’i jepje dy revista një kalimtari! Qëndrimi pak minuta më tepër në shërbim, është një mënyrë e thjeshtë për të dhënë më shumë «flijim lëvdimi».—Hebr. 13:15.