Prezantime model
Për të filluar studime biblike të shtunën e parë të marsit
«Po flasim shkurtimisht për një ngjarje që do të ndodhë më 14 prill. Në këtë datë mbahet përvjetori i vdekjes së Jezuit. Disa do ta kremtojnë këtë rast, sepse mendojnë se vdekja e tij është e rëndësishme. Të tjerë nuk e dinë mirë si ndikon te ne vdekja e Jezuit. Si mendoni, a nxjerrim dobi ne nga vdekja e tij?» Presim përgjigjen. I tregojmë faqen e fundit në revistën Kulla e Rojës të 1 marsit dhe shqyrtojmë materialin poshtë pyetjes së parë e të paktën një nga shkrimet e përmendura. I ofrojmë revistat dhe lëmë takim të kthehemi për të parë përgjigjen e pyetjes tjetër.
Kulla e Rojës 1 mars
«Shumë njerëz pyesin veten pse nuk vepron Perëndia për t’i dhënë fund padrejtësive dhe vuajtjeve. Sipas jush, kjo ndodh ngaqë Perëndia nuk do t’ia dijë për ne apo ngaqë mendon se është mirë që njerëzit të vuajnë? [Presim përgjigjen. Pastaj lexojmë Gjonin 3:16.] Edhe pse shumë e përmendin këtë varg për të treguar se Perëndia na do, nuk e dinë se si vdekja e birit të Tij u sjell dobi. Kjo revistë shpjegon se si falë vdekjes së Jezuit do t’u jepet fund padrejtësive dhe vuajtjeve.»
Zgjohuni! mars
«Doja të dija mendimin tuaj për këtë shkrim. [Lexojmë Zanafillën 1:1.] Disa besojnë se universi ka një Krijues, kurse të tjerë jo. Po ju, si mendoni? [Presim përgjigje.] Shumë e kanë të vështirë të besojnë te krijimi sepse në shkollë mësojnë për evolucionin. Në këtë revistë jepet shpjegimi i logjikshëm dhe i besueshëm i Biblës për fillesën e universit.»