Si të mprehim aftësitë në shërbim?—T’u përgjigjemi kundërshtimeve
Pse ka rëndësi? Imagjino sikur po afron një katastrofë natyrore dhe ti e di këtë. Njerëzit do të vdesin nëse nuk turren drejt një vendi të sigurt. Shkon te shtëpia e një fqinji që ta paralajmërosh, por ai të ndërpret e të thotë se është i zënë. Patjetër, nuk do të heqësh dorë menjëherë nga përpjekjet për ta ndihmuar! Shumë veta në territor na largojnë pa e kuptuar vlerën jetëshpëtuese të mesazhit tonë. Ndoshta janë të shpërqendruar nga punët e tyre kur i vizitojmë. (Mat. 24:37-39) Ose mbase kanë krijuar paragjykime për ne nga fjalë të pavërteta. (Mat. 11:18, 19) Mund të arrijnë në përfundimin se ne jemi njësoj si fetë e tjera që kanë dhënë fryte të këqija. (2 Pjet. 2:1, 2) Nëse në fillim i zoti i shtëpisë nuk është i interesuar, mos nxito ta ndërpresësh menjëherë bisedën.
Gjatë muajit provo këtë:
Kur has një kundërshtim, pasi të largohesh nga i zoti i shtëpisë, diskuto me shokun e shërbimit si mund të kishe dhënë një përgjigje më të efektshme.