Prezantime model
Për të filluar studime biblike të shtunën e parë të qershorit
«Sot po flasim shkurtimisht për këtë pyetje interesante. [I tregojmë pyetjen e parë në faqen e fundit të Kullës së Rojës të 1 qershorit.] Çfarë mendoni për këtë?» Presim përgjigje. Shqyrtojmë materialin poshtë pyetjes së parë dhe të paktën një nga shkrimet e përmendura. I ofrojmë revistat dhe lëmë takim për të folur për pyetjen vijuese.
Kulla e Rojës 1 qershor
«Pirja e duhanit vret rreth 6.000.000 njerëz në vit. A mund të bëhet ndonjë gjë për të ndalur këtë epidemi? [Presim përgjigje.] Shumë veta kanë kuptuar pikëpamjen e Perëndisë për duhanin dhe kjo i ka ndihmuar ta lënë këtë ves ose të mos e nisin fare. Për shembull, ky varg biblik i ka shtyrë disa të mendojnë si ndikon duhani te të tjerët. [Lexojmë 1 Korintasve 10:24.] Kjo revistë tregon se si pikëpamja e Perëndisë i motivon njerëzit ta lënë duhanin.»
Zgjohuni! qershor
«Sot falë rrjeteve shoqërore njerëzit mendojnë se mund të kenë më shumë miq se kurrë më parë. Por, nëse duam të gjejmë miq të vërtetë, cila është cilësia më e rëndësishme që duhet të kërkojmë tek ata? [Presim përgjigje.] Ja një këshillë praktike për miqësinë që tregohet në Bibël. [Lexojmë Jakovin 1:19.] Kjo revistë tregon katër parime që na ndihmojnë të jemi ai lloj personi që të tjerët duan si mik.»