Vepro me urgjencë
Që kur siti ynë mori pamje të re, kërkesat online për studime biblike janë shtuar ndjeshëm. Kërkesa të tjera kanë ardhur nga nismat e reja të dëshmisë publike. Zyra e degës i shqyrton kërkesat sa më shpejt të jetë e mundur. Për shembull, nëse një kërkesë bëhet në sitin jw.org, shpesh zyra e degës njofton pleqtë në territorin e të interesuarit vetëm dy ditë më vonë. Por, raporte nga fusha tregojnë se kanë kaluar ca javë para se të kontaktohen disa që kanë kërkuar studim biblik. Si të sigurohemi që t’i ndihmojmë para se t’u shuhet interesi?—Mar. 4:14, 15.
Nëse një i interesuar nuk jeton në territorin tënd, menjëherë plotëso formularin Ju lutemi, ndiqni interesin (S-43) dhe jepja sekretarit të kongregacionit jo më vonë se në mbledhjen e radhës. Brenda një ose dy ditësh, sekretari duhet t’ia japë të dhënat kongregacionit përkatës ose t’ia dërgojë zyrës së degës duke shkuar te siti jw.org, «Kongregacioni». Pleqtë duhet ta kontrollojnë sitin rregullisht. Nëse marrin njoftim për të vizituar dikë, duhet të veprojnë shpejt. Lajmëtari të cilit i kërkohet të bëjë rivizitën, duhet t’i japë përparësi. Nëse personi nuk është në shtëpi, mbase mund t’i lësh një shënim se si të të kontaktojë.