BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 11/11 f. 2
  • Kutia e pyetjes

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kutia e pyetjes
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
  • Material i ngjashëm
  • Vepro me urgjencë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
  • T’i vizitojmë pa vonuar
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
  • Kutia e pyetjes
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2015
  • Çfarë bëhet në një zyrë dege?
    Cilët po bëjnë vullnetin e Jehovait sot?
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
km 11/11 f. 2

Kutia e pyetjes

◼ Kush duhet ta bëjë kërkesën nëpërmjet kuponit apo Internetit?

Në botimet tona shpesh ka kupona që mund të plotësohen dhe mund t’i dërgohen zyrës së degës për të kërkuar botime ose vizita nga Dëshmitarët e Jehovait. Përveç kësaj, mund të përdoret edhe adresa jonë e Internetit www.watchtower.org për të kërkuar studim biblik. Këto masa po u japin mundësi shumë vetave që të mësojnë të vërtetën. Por kanë lindur probleme kur lajmëtarët i kanë plotësuar këto kërkesa në emër të të afërmve ose të të tjerëve me qëllimin që ata të ndihmohen nga ana frymore.

Disa që kanë marrë nga zyra e degës literaturë që nuk e kanë kërkuar, janë ankuar duke u shprehur se organizata jonë po i bezdis dhe se ajo e ka emrin e tyre në njëfarë liste abonimi. Lajmëtarët të cilëve u është kërkuar të vizitojnë dikë që nuk ka kërkuar personalisht t’i shkojmë për vizitë, janë gjendur në një situatë të sikletshme kur personi është acaruar. Prandaj, kërkesat nëpërmjet Internetit ose kuponave, duhet t’i bëjnë vetë të interesuarit dhe jo lajmëtarët në emër të tyre. Nëse zyra e degës kupton që kërkesën e ka bërë një lajmëtar dhe jo personi vetë, atëherë kërkesa në përgjithësi nuk do të merret parasysh.

Po atëherë si mund ta ndihmojmë frymësisht një të afërm ose një të njohur? Nëse doni që ai të marrë ndonjë botim, pse të mos ia dërgoni drejtpërdrejt si dhuratë? Nëse ka treguar interes dhe dëshiron ta vizitojnë Dëshmitarët e Jehovait, por nuk dini si të lidheni me pleqtë e kongregacionit që ka në ngarkim atë territor, atëherë duhet të plotësoni formularin Ju lutemi, ndiqni interesin (S-43) dhe t’ia jepni sekretarit të kongregacionit tuaj. Sekretari do ta shqyrtojë dhe do t’ia dërgojë zyrës së degës. Por, nëse i interesuari është në burg, në qendër rehabilitimi për të alkoolizuar a të droguar ose në spital, nuk duhet të lidheni ju me zyrën e degës në emër të tij. Në vend të kësaj, mund t’i thoni të lidhet me vëllezërit që shkojnë për të predikuar në këto qendra ose t’i shkruajë personalisht zyrës së degës.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo