T’i vizitojmë pa vonuar
Kë të vizitojmë pa vonuar? Ata që kërkojnë literaturë, ata që kërkojnë rregullisht numrat e rinj të revistave ose ata që duan t’i vizitojë një Dëshmitar në shtëpi. Kush i bën këto kërkesa? I bëjnë individë që kontaktojnë me zyrën e degës nëpërmjet postës, telefonit ose faqes sonë zyrtare në Internet. Kur shfaqet një interes i tillë, zyra e degës njofton kongregacionin përkatës me anë të formularit S-70 që është një fletë me titull «Ju lutemi që një lajmëtar i kualifikuar ta vizitojë këtë person». Kur pleqtë të marrin një formular S-70, menjëherë duhet t’ia japin një lajmëtari i cili do ta ndihmojë më tej individin e interesuar. Nëse lajmëtari nuk e gjen dot në shtëpi individin, mund t’i telefonojë ose mund t’i lërë një shënim në mënyrë që të mos duket nga të tjerët. Në rast se të kërkohet që të bësh një vizitë të tillë, bëj çdo përpjekje për t’u lidhur pa vonuar me individin e interesuar.