Prezantime model
Për të filluar studime biblike të shtunën e parë të korrikut
«Sipas jush, a i dëgjon Perëndia lutjet tona apo nuk i intereson çfarë mendojmë ne?» Presim përgjigje. I tregojmë faqen e fundit të Kullës së Rojës të 1 korrikut dhe shqyrtojmë materialin poshtë pyetjes së parë dhe të paktën një nga shkrimet e përmendura. I ofrojmë revistat dhe lëmë takim për të folur për pyetjen vijuese.
Kulla e Rojës 1 korrik
«Shumë thonë se Perëndia ka çdo gjë në dorë. A mendoni se është përgjegjës edhe për gjithë gjërat e këqija që ndodhin në botë? [Presim përgjigje. Pastaj lexojmë Jakovin 1:13.] Kjo revistë shpjegon pse ndodhin gjëra të këqija dhe çfarë do të bëjë Zoti për t’i dhënë fund ligësisë dhe vuajtjeve.»
Zgjohuni! korrik
«Të gjithëve na ndodh në jetë të kalojmë ndonjë tragjedi, si katastrofë natyrore, sëmundje e rëndë ose na vdes një i afërm. A mendoni se qëndrimi pozitiv na ndihmon në këto raste? [Presim përgjigje.] Bibla ka ndihmuar shumë veta të përballojnë tragjeditë. [Lexojmë Romakëve 15:4.] Kjo revistë shpjegon si mund të na ndihmojë Bibla kur përjetojmë ndonjë tragjedi.»