BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 4/15 f. 2
  • Si të japim dëshmi me stenda

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si të japim dëshmi me stenda
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2015
  • Material i ngjashëm
  • Një metodë e re dhe interesante e dëshmisë publike
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
  • Nisma të reja për dëshmi publike
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2013
  • Si të mprehim aftësitë në shërbim?—Të nisim biseda që të japim dëshmi joformale
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
  • Dëshmi rrugore e efektshme
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2015
km 4/15 f. 2

Si të japim dëshmi me stenda

Dëshmia me stenda po tregon se është mjaft e efektshme për t’u dhënë të vërtetën njerëzve me zemër të sinqertë. (Gjoni 6:44) Prandaj, pleqtë janë inkurajuar të organizojnë dhënien e dëshmisë me stenda në vende publike brenda territorit të kongregacionit ku ka shumë kalimtarë. Meqë stendat janë të lëvizshme, në përgjithësi nuk ka nevojë që të marrim leje nga autoritetet. Kush kualifikohet për të marrë pjesë? Ata lajmëtarë që tregojnë se kanë gjykim të mirë, sillen me dinjitet dhe kanë aftësi të mira komunikuese. Më poshtë tregohet çfarë duhet ose nuk duhet të bëjnë lajmëtarët që të kenë sukses.

Çfarë duhet bërë:

  • Ji miqësor, i ngrohtë dhe i gjindshëm me kalimtarët. Disa lajmëtarë buzëqeshin me ngrohtësi e me gjithë zemër dhe përshëndetin në mënyrë miqësore. Nëse dikush sheh nga stenda ndërsa kalon, mund t’i thuash: «Mund të marrësh diçka, nëse do.»

  • Qëndro në distancën e duhur nga stenda. Në disa vende lajmëtarët kanë sukses nëse qëndrojnë rreth një metër larg saj. Kurse të tjerë thonë se kjo i bën disa kalimtarë të ngurrojnë të ndalojnë, prandaj qëndrojnë edhe pak më larg dhe presin derisa dikush ndalon te stenda. Sapo i afrohet stendës, përpiqen ta përfshijnë në bisedë, ndoshta duke e pyetur: «A keni menduar ndonjëherë për këtë pyetje?»

  • Përdore Biblën sa më shumë.

  • Tregoji për mundësinë e studimit biblik çdokujt që merr një nga botimet për studim, si libri Çfarë mëson vërtet Bibla. Pyete nëse dëshiron të shohë videon Pse ta studiosh Biblën? në një pajisje elektronike.

  • Përpiqu t’u marrësh të interesuarve ndonjë informacion për t’i kontaktuar, po të jetë e mundur. Nëse nuk banojnë në territorin tënd, plotëso formularin Ju lutemi, ndiqni interesin (S-43) dhe jepja sa më shpejt sekretarit.

Çfarë nuk duhet bërë:

  • Mos ji i ashpër, këmbëngulës ose imponues, dhe mos qëndro afër stendës si rojë.

  • Mos e shih këtë formë shërbimi thjesht si mënyrë për të shpërndarë literaturë. Kur jemi në shërbim, qëllimi ynë është të fillojmë studime biblike, prandaj duhet të përpiqemi të bisedojmë me njerëzit.

  • Mos rri para stendës dhe mos u përhumb në biseda me shokun ose shoqen e shërbimit. Nëse duhet të bësh një telefonatë personale me celular, është më mirë që të largohesh nga stenda.

  • Mos u përfshi në debate me kundërshtarët. Nëse bëhen të dhunshëm, mund të jetë e nevojshme të shkoni në një vend tjetër.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo