Ide për prezantimin e revistave
Kulla e Rojës 1 tetor
«Po u tregojmë të gjithëve këtë numër interesant të Kullës së Rojës. [Trego kopertinën.] Disa mendojnë që nuk ia vlen të lutemi, sepse nuk na dëgjon kush. Të tjerë besojnë se Perëndia i dëgjon. Ju si mendoni? [Lëre të përgjigjet.] Shiko ç’thotë Fjala e Perëndisë për lutjen. [Lexo Isainë 30:19.] Kjo revistë jep prova se Perëndia i dëgjon dhe u përgjigjet lutjeve që bëhen siç duhet dhe për gjërat e duhura.»
Zgjohuni! tetor
«Shumë njerëz pyesin pse i lejon Perëndia vuajtjet. Pa ju marrë shumë kohë, a mendoni se është mungesë respekti ta pyesim Perëndinë për këtë? [Lëre të përgjigjet.] Një njeri i drejtë me emrin Job, donte ta pyeste Perëndinë. [Lexo Jobin 23:3-5.] Në këtë revistë tregohen tri pyetje që shumë njerëz do të donin t’ia bënin Perëndisë po t’u jepej rasti, si edhe përgjigjet që ka Bibla për to.»