BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • wp20 nr. 3 f. 8-9
  • Mësojmë për Perëndinë nga profetët

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mësojmë për Perëndinë nga profetët
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2020
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • ABRAHAMI
  • MOISIU
  • JEZUI
  • JEZUI NUK ËSHTË PERËNDIA I PLOTFUQISHËM
  • Shijo përgjithmonë bekimet e Krijuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2020
  • Të vlerësojmë Moisiun më të Madh
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Kush është Jezu Krishti?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • Moisiu: Si ndikon jeta e tij te ju?
    Zgjohuni!—2004
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2020
wp20 nr. 3 f. 8-9
Abrahami sheh yjet gjithë admirim.

Mësojmë për Perëndinë nga profetët

Në të shkuarën, Perëndia u dha profetëve mesazhe të rëndësishme për njerëzit. Çfarë mësojmë për Perëndinë nga ato që u tha atyre? Të shikojmë çfarë mund të mësojmë nga tre profetë besnikë.

ABRAHAMI

Perëndia nuk është i anshëm dhe do që t’i bekojë të gjithë njerëzit.

Perëndia i premtoi profetit Abraham se ‘gjithë familjet e tokës do të bekoheshin nëpërmjet tij’.—Zanafilla 12:3.

Çfarë mësojmë? Perëndia na do shumë dhe ka dëshirë t’i bekojë të gjitha familjet e tokës—burra, gra e fëmijë—që i binden atij.

MOISIU

Perëndia është i mëshirshëm dhe i bekon ata që përpiqen ta njohin.

I Plotfuqishmi i dha profetit Moisi fuqinë për të kryer mrekulli të jashtëzakonshme. Megjithatë Moisiu u lut: «Më ndihmo të njoh udhët e tua, që të të njoh më mirë e të gëzoj gjithnjë pëlqimin tënd.» (Eksodi 33:13) Perëndisë i pëlqeu kërkesa e Moisiut dhe e bekoi me më shumë njohuri e kuptueshmëri për cilësitë dhe mënyrën si mendon e vepron. Për shembull, Moisiu mësoi se Krijuesi është «një Perëndi i mëshirshëm dhe i dhembshur».—Eksodi 34:6, 7.

Çfarë mësojmë? Perëndia do që të na bekojë të gjithëve—burra, gra e fëmijë—nëse bëjmë çmos ta njohim më mirë. Në Shkrimet e Shenjta ai na tregon si ta adhurojmë dhe se mezi pret të na japë pëlqimin e tij e të na bekojë.

JEZUI

Jezui po shëron një burrë të lebrosur.

Me dhembshuri, Jezui shëroi çdo lloj sëmundjeje

Mund të gëzojmë bekimet e përhershme të Perëndisë nëse mësojmë për Jezuin dhe për gjërat që bëri e u mësoi të tjerëve.

Fjala e Perëndisë përmban shumë të dhëna për jetën dhe mësimet e Jezuit. Perëndia i dha Jezuit fuqinë që të kryente shumë mrekulli të jashtëzakonshme, si p.sh., të shëronte të verbër, të shurdhër e të çalë. Madje ktheu sërish në jetë njerëz që kishin vdekur. Në këtë mënyrë, Jezui tregoi çfarë bekimesh do të sjellë në të ardhmen Perëndia për njerëzimin. Ai shpjegoi si t’i marrim këto bekime: «Që të gëzojnë jetën e përhershme, duhet të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe atë që dërgove, Jezu Krishtin.»—Gjoni 17:3.

Jezui ishte i dhembshur, zemërbutë dhe i gjindshëm. Burra e gra, të rinj e të moshuar, vërshuan drejt tij në përgjigje të ftesës së ngrohtë: «Mësoni nga unë, se jam me natyrë të butë e i përulur në zemër, dhe ju do të gjeni freskim për shpirtin.» (Mateu 11:29) Ndryshe nga njerëzit e tjerë në atë kohë që i keqtrajtonin gratë, Jezui i trajtonte me butësi, respekt dhe dinjitet.

Çfarë mësojmë? Jezui tregonte dashuri të thellë për njerëzit dhe la një shembull të shkëlqyer si ta trajtojmë njëri-tjetrin.

JEZUI NUK ËSHTË PERËNDIA I PLOTFUQISHËM

Shkrimet e Shenjta mësojnë se «ka një Perëndi të vetëm» dhe se Jezui ishte një profet i përulur i Perëndisë. (1 Korintasve 8:6) Jezui e tha qartë se Perëndia është më i lartë se ai dhe se e kishte dërguar në tokë.—Gjoni 11:41, 42; 14:28.a

a Që të mësosh më shumë për Jezu Krishtin, shih pjesën 8 dhe 9 të broshurës Të kesh vërtet besim—Çelësi për një jetë të lumtur, që disponohet në www.pr2711.com.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo