BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwb17 nëntor f. 3
  • Të mprehim aftësitë në shërbim—Si të bësh një rivizitë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të mprehim aftësitë në shërbim—Si të bësh një rivizitë
  • Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2017
  • Material i ngjashëm
  • Si të mprehim aftësitë në shërbim?—Të hedhim bazën për rivizitë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
  • Të mprehim aftësitë në shërbim—Të hedhim bazat për rivizitë
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2016
  • Përgatitja​—Një çelës për rivizita të efektshme
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
  • Të drejtojmë studime biblike që bëjnë përparim​—Pjesa 11
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
Shih më tepër
Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2017
mwb17 nëntor f. 3

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Të mprehim aftësitë në shërbim​—Si të bësh një rivizitë

PSE KA RËNDËSI: Shumë njerëz që shfaqin interes për mesazhin e Mbretërisë, po kërkojnë të vërtetën për Perëndinë. (Is 55:6) Që t’i mësojmë në mënyrë progresive, duhet t’i rivizitojmë rregullisht. Njerëzit përballen me sfida të ndryshme, ndaj edhe mënyrat si ua kultivojmë interesin janë të ndryshme. Sidoqoftë, do të kemi më shumë rezultat nëse përgatitemi mirë dhe nëse kemi një objektiv në çdo vizitë, pa harruar që synimi ynë kryesor është të nisim një studim biblik.

Një motër përgatitet për një rivizitë

SI TA ZBATOSH:

Dy motra bëjnë një rivizitë dhe tregojnë një video
  • Përpiqu të kthehesh pa vonesë, mbase brenda disa ditësh.​—Mt 13:19.

  • Ji miqësor dhe i respektueshëm. Përpiqu të jesh i qetë.

  • Fillo me një përshëndetje të ngrohtë. Përdor emrin e personit. Kujtoji pse je kthyer​—mbase për t’iu përgjigjur një pyetjeje, t’i sjellësh revistën e re, t’i tregosh sitin tonë, t’i tregosh një video ose t’i demonstrosh si bëhet një studim biblik. Përshtati komentet nëse personi shpreh interes për një temë tjetër.​—Fi 2:4.

  • Ujite farën e së vërtetës që është mbjellë në zemrën e tij me një mendim nga Shkrimet e ndoshta duke lënë ndonjë botim. (1Ko 3:6) Përpiqu të krijosh shoqëri me të.

  • Hidh bazat për vizitën e ardhshme.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo