BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w21 shkurt f. 25
  • Sa fuqi ka një buzëqeshje!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Sa fuqi ka një buzëqeshje!
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për studim)
  • Material i ngjashëm
  • E kemi kujtuar Krijuesin tonë që nga rinia
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • Punët e shumta të nënave
    Zgjohuni!—2002
  • Dobitë e dëshmisë me stenda anekënd botës
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2018
  • Dashuria identifikon të krishterët e vërtetë—Mbroni unitetin e çmuar
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2018
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për studim)
w21 shkurt f. 25

Sa fuqi ka një buzëqeshje!

Helena duke buzëqeshur pranë stendës së literaturës. Dy gra kalojnë aty pranë.

NË NJË zonë biznesi në qytetin e Baguios, në Filipine, dy gra vunë re një stendë literature, por nuk iu afruan. Helena, motra që po rrinte pranë stendës, u buzëqeshi me shumë përzemërsi. Gratë vazhduan rrugën, por u bëri përshtypje buzëqeshja e ngrohtë e Helenës.

Pastaj, kur po ktheheshin në shtëpi me autobus, u ra në sy një tabelë e madhe JW.ORG te një Sallë Mbretërie. Grave iu kujtua se ishte e njëjta logo që kishin parë te stenda. Zbritën të dyja nga autobusi dhe lexuan programin për mbledhjet e kongregacioneve, që ishte vënë te porta e Sallës së Mbretërisë.

Të njëjtat gra buzëqeshin kur shohin Helenën në Sallën e Mbretërisë.

Më vonë, ato shkuan së bashku në një nga mbledhjet më të afërta. E kë u zunë sytë kur hynë në Sallën e Mbretërisë? Helenën! Iu kujtua menjëherë se ishte gruaja që u kishte buzëqeshur përzemërsisht. Helena thotë: «U sikletosa pak kur i pashë të vinin drejt meje, se mendova mos kisha bërë ndonjë gabim.» Por gratë i shpjeguan gjithçka që kishte ndodhur.

Ato u kënaqën me mbledhjen e me shoqërinë dhe u ndien si në shtëpi. Kur panë se të tjerët po pastronin sallën pas mbledhjes, pyetën nëse mund të ndihmonin. Njëra nga gratë iku më pas jashtë shtetit. Por tjetra filloi të ndiqte mbledhjet dhe nisi të studionte Biblën. Sa fuqi ka një buzëqeshje!

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo