TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Dobitë e dëshmisë me stenda anekënd botës
Sipas kapitullit 5 të Veprave, të krishterët e shekullit të parë shkonin në tempull, një vend publik ku mund të gjendeshin shumë veta, që të predikonin lajmin e mirë. (Ve 5:19-21, 42) Sot janë vërejtur rezultate të mira nga dëshmia me stenda në vende publike.
SHIHNI VIDEON DOBITË E DËSHMISË ME STENDA ANEKËND BOTËS, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:
Kur dhe si filloi dhënia e dëshmisë me stenda?
Cilat janë shpesh avantazhet e një stende të lëvizshme në krahasim me një tryezë?
Çfarë mund të mësojmë nga përvoja e Mi Xhong Jusë?
Si e ilustron përvoja e Hakob Salomésë rëndësinë e dëshmisë me stenda?
Çfarë mësojmë nga përvoja e Anisës dhe e burrit të saj rreth dhënies së dëshmisë së efektshme me stenda?