Tmerret e luftës
Pak janë gjërat që kanë ndikim aq të thellë te njerëzit, sa kanë lufta dhe konfliktet e armatosura. Ushtarë dhe civilë në të gjithë botën i kanë përjetuar vetë pasojat tragjike të tyre.
USHTARËT
«Përreth teje sheh vetëm gjëra të tmerrshme: njerëz të vdekur e të plagosur rëndë. Gjatë gjithë kohës përjeton një ndjenjë pasigurie.»—Geri, Britani.
«U plagosa nga plumbat në kurriz e në fytyrë dhe pashë shumë veta të vriteshin, përfshirë fëmijë dhe të moshuar. Lufta të bën të pandjeshëm.»—Uillmar, Kolumbi.
«Kur shikon dikë të vritet para syve të tu, ajo skenë nuk të shqitet më nga mendja. Vazhdon të dëgjosh ende ulërimat dhe grahmat e tij të fundit. Nuk e harron më kurrë atë person.»—Zafira, Shtetet e Bashkuara.
CIVILËT
«Mendoja se nuk do të isha më kurrë e lumtur. Kisha frikë se mos më vrisnin, por më shumë kisha frikë për jetën e familjarëve dhe të miqve të mi.»—Oleksandra, Ukrainë.
«Ishte e tmerrshme të qëndroje në radhë për ushqim, nga ora 2 e mëngjesit deri në 11 të natës, me frikën se nga çasti në çast mund të të kapte ndonjë plumb qorr.»—Daler, Taxhikistan.
«Lufta m’i rrëmbeu prindërit dhe mbeta jetime, pa dikë që të më ngushëllonte e të kujdesej për mua.»—Maria, Ruandë.
Pavarësisht nga pasojat tragjike të luftës, personat e përmendur më sipër kanë gjetur paqe. Dhe më e rëndësishmja, ata janë të bindur se të gjitha luftërat dhe konfliktet e armatosura do të marrin fund së shpejti. Duke u mbështetur te Bibla, ky numër i Kullës së Rojës shpjegon si do të ndodhë kjo.