BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • wp25 nr. 1 f. 14-15
  • Si të gjejmë paqe në një botë plot luftëra?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si të gjejmë paqe në një botë plot luftëra?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2025 (Për publikun)
  • Material i ngjashëm
  • Tmerret e luftës
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2025 (Për publikun)
  • Çfarë thotë Bibla?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2017
  • Kërko paqen e vërtetë dhe ndiqe atë!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Si ndihet Perëndia kur të sheh që vuan?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2018
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2025 (Për publikun)
wp25 nr. 1 f. 14-15
Një burrë i moshuar që ka humbur krahët në luftë, është ulur në një karrige me rrota dhe po shijon një vakt me familjen e tij në ambient të hapur.

Si të gjejmë paqe në një botë plot luftëra?

«Para se të studioja Biblën, nuk e kisha fare idenë pse në botë ka kaq shumë padrejtësi, probleme dhe mizori. Por tani gëzoj paqe mendore kur e di se Perëndia Jehova do ta bëjë botën një vend të sigurt»,—thotë Geri, që më parë ka shërbyer në ushtri.

Geri nuk është i vetmi që mendon kështu. Shqyrto se si Bibla ka ndihmuar edhe shumë njerëz të tjerë.

BIBLA THOTË: «Ti, o Jehova, je i mirë dhe mezi pret të falësh.»—Psalmi 86:5.

SI TË NDIHMON KJO: «Ky varg më siguron se Jehovai është i mëshirshëm. E di se ai është gati të më falë për gjërat që kam bërë në të kaluarën kur kam qenë në luftë.»—Uillmar, Kolumbi.

BIBLA THOTË: «Unë po krijoj qiej të rinj dhe një tokë të re. Gjërat e mëparshme nuk do të vijnë më në mendje dhe as do të zgjohen më në zemër.»—Isaia 65:17.

SI TË NDIHMON KJO: «Vuaj nga çrregullimi i stresit post-traumatik dhe depresioni, për shkak të eksperiencave që kam pasur në ushtri. Por ky shkrim më kujton që, së shpejti, Jehovai do të zhdukë mendimet turbulluese dhe makthet që kam. Ato nuk do të kenë më vend në mendjen dhe në zemrën time. Ç’dhuratë e mrekullueshme!»—Zafira, Shtetet e Bashkuara.

BIBLA THOTË: «Në ditët e tij i drejti do të lulëzojë dhe do të ketë paqe pa fund derisa të mos ketë më hënë.»—Psalmi 72:7.

SI TË NDIHMON KJO: «Mendoj shpesh për këto fjalë. Së shpejti makthet e luftës do të marrin fund, ndaj s’do të shqetësohem më për sigurinë e njerëzve të mi të shtrenjtë.»—Oleksandra, Ukrainë.

BIBLA THOTË: «Të vdekurit e tu do të jetojnë. . . . Zgjohuni dhe lëshoni britma të gëzuara, ju që banoni në pluhur.»—Isaia 26:19.

SI TË NDIHMON KJO: «Pothuajse e gjithë familja ime u shua gjatë gjenocidit kundra fisit tutsi. Ky varg më jep sigurinë se do t’i shoh sërish. Mezi pres të dëgjoj britmat e tyre të gëzimit kur të kthehen prapë në jetë!»—Maria, Ruandë.

BIBLA THOTË: «Edhe pak dhe të ligjtë nuk do të jenë më . . . Kurse zemërbutët do të trashëgojnë tokën dhe do t’u kënaqet shpirti me paqen e pafund.»—Psalmi 37:10, 11.

SI TË NDIHMON KJO: «Ndonëse lufta ka përfunduar, ende ka padrejtësi dhe njerëz të ligj. Këto vargje më kanë dhënë goxha forcë. Jehovai shikon çdo gjë dhe e kupton mirë situatën time. Ai premton se së shpejti të gjitha vuajtjet do të marrin fund dhe do të harrohen.»—Daler, Taxhikistan.

Personat që janë përmendur në këtë revistë, janë mes miliona Dëshmitarëve të Jehovait që Bibla i ka ndihmuar të gjejnë paqe. Ata kanë mësuar se si të kapërcejnë ndjenjat e urrejtjes ndaj një race, kombi, fisi a një personi. (Efesianëve 4:31, 32) Dëshmitarët e Jehovait janë asnjanës në politikë dhe nuk pranojnë të përfshihen në asnjë formë dhune.—Gjoni 18:36.

Gjithashtu, Dëshmitarët e Jehovait marrin zemër nga familja e tyre e dashur mbarëbotërore e besimit. (Gjoni 13:35) Për shembull, Oleksandrës, së përmendur më parë, iu desh t’ia mbathte në një shtet tjetër bashkë me motrën e saj. Ajo thotë: «Kur kaluam kufirin, menjëherë na zunë sytë Dëshmitarë vendës që ishin aty për të na mirëpritur. Mbështetja e tyre na ndihmoi të përshtateshim, duke qenë se ishim refugjate në një vend të huaj.»

Me përzemërsi, të ftojmë të vish në mbledhjet tona ku do të mësosh rreth premtimit të Biblës për një botë paqësore në të ardhmen, por edhe si të gjesh paqe që tani. Vizito sitin jw.org për të gjetur vendin më të afërt të mbledhjes dhe për të kërkuar një kurs interaktiv falas për studimin e Biblës me një Dëshmitar të Jehovait, duke përdorur botimin Gëzoje jetën përgjithmonë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo