BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mrt artikulli 59
  • Të krishterët dhe lufta—Çfarë thotë Bibla?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të krishterët dhe lufta—Çfarë thotë Bibla?
  • Tema të tjera
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë thotë Bibla
  • Të krishterët dhe lufta sot
  • Feja dhe lufta në Ukrainë—Çfarë thotë Bibla?
    Tema të tjera
  • Viti 2022: vit kaotik—Çfarë thotë Bibla?
    Tema të tjera
  • Rusia sulmon Ukrainën
    Tema të tjera
  • Lufta në Ukrainë hyn në vitin e dytë—Çfarë shprese jep Bibla?
    Tema të tjera
Shih më tepër
Tema të tjera
mrt artikulli 59
Një prift bekon një avion ushtarak duke e spërkatur me ujë të bekuar.

YURI LASHOV/​AFP via Getty Images

QËNDRONI VIGJILENTË!

Të krishterët dhe lufta—Çfarë thotë Bibla?

Konflikti në Ukrainë ka nxjerrë në pah se mjaft udhëheqës të krishterimit po u fryjnë flakëve të luftës. Vini re si i ka mbështetur kleri të dyja palët në konflikt:

  • «U shprehim nderimin dhe mirënjohjen më të thellë të gjithë luftëtarëve tanë që po mbrojnë atdheun, Ukrainën, nga agresori. . . . Ju kemi në zemër, lutemi sinqerisht për ju dhe keni gjithmonë mbështetjen tonë.»—Mitropoliti Epifani I i Kievit, siç raportohet në The Jerusalem Post, 16 mars 2022.

  • «Të dielën, kreu i Kishës Ortodokse Ruse mbajti një shërbesë fetare për ushtarët rusë ku u bëri thirrje të mbrojnë atdheun ‘ashtu siç dinë të bëjnë vetëm rusët’, ndërkohë që Moska vazhdon fushatën e saj ushtarake në Ukrainë.»—Reuters, 3 prill 2022.

A duhet të luftojnë të krishterët? Çfarë thotë Bibla?

Çfarë thotë Bibla

Bibla tregon se kush e ndjek vërtet shembullin e Jezu Krishtit, nuk merr pjesë në luftë.

  • «Ktheje shpatën në vendin e vet, sepse të gjithë ata që marrin shpatën, nga shpata do të vdesin.»—Mateu 26:52.

    A po u bindet vërtet fjalëve të Jezuit dikush që miraton luftën?

  • «Po ju jap një urdhërim të ri: ta doni njëri-tjetrin. Ashtu si ju kam dashur unë, ta doni edhe ju njëri-tjetrin. Nga kjo do ta dinë të gjithë se jeni dishepujt e mi: nëse keni dashuri për njëri-tjetrin.»—Gjoni 13:34, 35.

    Nëse dikush mbështet luftën, a po shfaq atë lloj dashurie që Jezui tha se do të identifikonte dishepujt e tij?

Për më shumë informacion, lexoni artikullin «A duhet të përfshihen në luftë të krishterët?»

Të krishterët dhe lufta sot

A është realiste të presësh që të krishterët të mos përfshihen në luftërat e sotme? Po. Bibla paratha se në kohën tonë, që njihet edhe si «ditët e fundit», do të kishte njerëz nga të gjitha kombet të cilët, në harmoni me mësimet e Jezuit, ‘nuk do të mësonin më të luftonin’.—Isaia 2:2, 4.

  • Për të zbuluar më shumë, lexoni serinë e artikujve të Kullës së Rojës me temë «Çfarë mendon Zoti për luftën?»

Së shpejti Jehovai,a «Perëndia i paqes», do t’i shpëtojë njerëzit «nga shtypja dhe dhuna» me anë të qeverisë së tij qiellore.—Filipianëve 4:9; Psalmi 72:14.

  • Për të kuptuar si do të ndodhë kjo, shihni videon Çfarë është Mbretëria e Perëndisë?

Ju ftojmë përzemërsisht të shihni kongresin e vitit 2022, me temë «Ndiqni udhën e paqes!» Programi mund t’ju ndihmojë të keni paqe të brendshme, pavarësisht nga ngjarjet e frikshme që po u shkaktojnë ankth të madh mjaft njerëzve. Shkarkoni programin ose shiheni online. Nuk kërkohet asnjë regjistrim.

a Jehova është emri i Perëndisë.—Psalmi 83:18.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo