BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mrt artikulli 86
  • Përmbytje shkatërrimtare—Çfarë thotë Bibla?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Përmbytje shkatërrimtare—Çfarë thotë Bibla?
  • Tema të tjera
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Një shenjë e ‘ditëve të fundit’
  • Një arsye për të shpresuar
  • 2023-shi, një vit i ankthshëm—Çfarë thotë Bibla?
    Tema të tjera
  • Valët e të nxehtit mbërthejnë globin gjatë verës së 2023-shit—Çfarë thotë Bibla?
    Tema të tjera
  • Kush do t’i shpëtojë civilët?—Çfarë thotë Bibla?
    Tema të tjera
  • Arsye për shpresë në vitin 2023—Çfarë thotë Bibla?
    Tema të tjera
Shih më tepër
Tema të tjera
mrt artikulli 86
Një grua dhe një fëmijë po ecin në një rrugë të përmbytur.

Photo by Zhai Yujia/China News Service/VCG via Getty Images

QËNDRONI VIGJILENTË!

Përmbytje shkatërrimtare—Çfarë thotë Bibla?

Në mbarë botën, shumë njerëz po përballen me përmbytje shkatërrimtare. Vër re raportet e mëposhtme:

  • «Gjatë këtyre ditëve, në kryeqytetin e Kinës janë shënuar reshjet më të mëdha në të paktën 140 vitet e fundit, që kanë përmbytur vendin me . . . 744,8 milimetra shi, nga e shtuna në të mërkurë.»—AP News, 2 gusht 2023.

  • «Të enjten, për të dytën ditë radhazi, tajfuni Kanun solli shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të furishme në jug të Japonisë, duke i marrë jetën të paktën dy vetave. . . . Pritet që stuhia të shkaktojë reshje deri në 0,6 metra në rajonin malor qendror të Tajvanit.»—Deutsche Welle, 3 gusht 2023.

  • «Shirat më të rrëmbyeshëm të këtyre 50 viteve të fundit që kanë goditur rajonin e Kanadasë në bregun e Atlantikut, shkaktuan përmbytje [në Skocinë e Re] gjatë fundjavës.»—BBC News, 24 korrik 2023.

Çfarë thotë Bibla për këto ngjarje?

Një shenjë e ‘ditëve të fundit’

Bibla tregon se po jetojmë në një periudhë që quhet «ditët e fundit». (2 Timoteut 3:1) Jezui paratha se në kohët tona do të shihnim «fenomene të frikshme», pra ngjarje të tmerrshme. (Luka 21:11) Ndryshimet e klimës janë ndër shkaqet kryesore të katastrofave natyrore që tani po bëhen më të paparashikueshme, më të shpeshta dhe më intensive.

Një arsye për të shpresuar

Bibla na tregon se ngjarjet e shumta të tmerrshme që po ndodhin sot në tokë, në fakt na japin arsye për të shpresuar. Pse? Sepse Jezui tha: «Kur t’i shihni të ndodhin këto gjëra, dijeni se Mbretëria e Perëndisë është afër.»—Luka 21:31; Mateu 24:3.

Ngjarjet që shohim sot, tregojnë se së shpejti Mbretëria e Perëndisë do të marrë plotësisht nën kontroll elementet e natyrës, ku përfshihet edhe cikli i ujit.—Jobi 36:27, 28; Psalmi 107:29.

Për më shumë informacion se si do ta ripërtërijë natyrën Mbretëria e Perëndisë, shih artikullin «Kush do ta shpëtojë planetin Tokë?»

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo