BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwex artikulli 6
  • Priftërinjtë e tërbuar marrin një përgjigje të butë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Priftërinjtë e tërbuar marrin një përgjigje të butë
  • Histori personale të Dëshmitarëve të Jehovait
  • Material i ngjashëm
  • Ata gjetën paqe në një botë të trazuar
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Dobitë e dëshmisë me stenda anekënd botës
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2018
  • Ku keni qenë deri tani?
    Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2017
  • Ajo nuk ishte shumë e vjetër për t’i shërbyer Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
Shih më tepër
Histori personale të Dëshmitarëve të Jehovait
ijwex artikulli 6
Një prift i tërbuar hedh përtokë botimet, ndërsa çifti i Dëshmitarëve ruan qetësinë

Priftërinjtë e tërbuar marrin një përgjigje të butë

Arturi, një mbikëqyrës qarkor në Armeni, po vizitonte një kongregacion të Dëshmitarëve të Jehovait. Atje vuri re se akoma nuk po merrnin pjesë në dëshminë publike, ku futen stendat me botime të bazuara në Bibël. Që të nxiste këtë lloj shërbimi, bashkë me të shoqen, Anën, dhe një Dëshmitar tjetër, Xhirërin, vendosi një stendë me literaturë në një qytet të vogël. Ata zgjodhën një vend ku kishte dyndje këmbësorësh.

Kalimtarët shfaqën interes menjëherë dhe morën botime. Shpejt, kjo mënyrë e re predikimi u ra në sy edhe kundërshtarëve. Te stenda u afruan dy priftërinj dhe befas njëri i ra me shkelm stendës dhe e rrëzoi. Pastaj i dha një shpullë Arturit, duke ia hedhur syzet përtokë. Arturi, Ana dhe Xhirëri u përpoqën t’i qetësonin priftërinjtë, por më kot. Ata shqelmuan stendën dhe botimet u shpërndanë gjithandej. I fyen rëndë vëllezërit, i kërcënuan dhe ikën.

Arturi, Ana dhe Xhirëri shkuan te zyra e policisë për të paraqitur një ankesë dhe treguan gjithë sa ndodhi. Folën pak për Biblën me disa policë dhe me punonjës të tjerë. Më pas të tre i çuan te zyra e drejtorit. Në fillim ai donte të dinte vetëm çfarë ndodhi. Mirëpo, kur mori vesh se Arturi, një burrë trupmadh, kishte ruajtur vetëkontrollin kur e kishin qëlluar, drejtori nuk bëri më pyetje për ngjarjen, por u bë kurioz për bindjet e Dëshmitarëve. Biseda zgjati katër orë. U prek aq shumë nga ajo që dëgjoi, saqë tha gjithë entuziazëm: «Kjo qenka fe fantastike! Më pëlqeka shumë!»

Arturi dhe Ana sërish te stendat

Arturi dhe Ana

Të nesërmen, kur Arturi doli prapë te stendat, iu afrua një i moshuar që kishte parë gjithë ngjarjen e së djeshmes. Ai lavdëroi Arturin që kishte ruajtur qetësinë e nuk ia kishte kthyer me të njëjtën monedhë. Më tej tha se tani e tutje s’kishte më pikë respekti për priftërinjtë.

Po atë mbrëmje, drejtori i rajonit të policisë e thirri sërish Arturin. Në vend që ta pyeste për çështjen, kishte pyetje të tjera për Biblën. Në bisedë u përfshinë edhe dy policë të tjerë.

Ditën tjetër Arturi vajti ta takonte prapë e t’i tregonte disa nga videot tona të bazuara në Bibël. Ndërkohë drejtori kishte ftuar edhe policë të tjerë të shihnin videot.

Shumë policë morën një dëshmi të shkëlqyer për herë të parë, vetëm për shkak të sjelljes së keqe të priftërinjve. Ata krijuan përshtypje shumë të mira për Dëshmitarët e Jehovait.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo