BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwex artikulli 10
  • E morën për pastor

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • E morën për pastor
  • Histori personale të Dëshmitarëve të Jehovait
  • Material i ngjashëm
  • Gjen të vërtetën në një vend të çuditshëm
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • Dobitë e dëshmisë me stenda anekënd botës
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2018
  • Një vështrim rreth botës—Në vëmendje të publikut​—Lindja e Mesme
    Zgjohuni!—2015
  • Sa fuqi ka një buzëqeshje!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për studim)
Shih më tepër
Histori personale të Dëshmitarëve të Jehovait
ijwex artikulli 10
Dy burra te varrezat po flasin me një Dëshmitar. Një prej tyre po i tregon vendin ku po mbahet një ceremoni varrimi.

E morën për pastor

Osmani, bashkë me gruan dhe vajzën e tij, të cilët jetojnë në Kili, kishin dalë me stenda afër një varreze. Papritur, erdhi një kortezh i madh funerali duke luajtur muzikë funebër. Disa e ngatërruan Osmanin me pastorin evangjelist të kishës së tyre, ndaj iu afruan, e përqafuan dhe i thanë: «Pastor, shumë faleminderit që erdhe në kohë; po të prisnim.»

Edhe pse Osmani u përpoq të shpjegonte se nuk ishte pastori, turma e zhurmshme nuk arriti ta dëgjonte. Kur turma hyri në varreza, disa u kthyen dhe i thanë: «Pastor, pse po vonohesh?»

Sapo u qetësua disi situata, Osmani u tregoi se kush ishte dhe pse ndodhej aty. Pasi shprehën hapur zhgënjimin ndaj pastorit të tyre, e pyetën: «A mund të vish të na tregosh ca mendime nga Bibla?» Osmani ra dakord.

Rrugës për te varri, ai i pyeti për të ndjerën dhe mendoi për disa shkrime. Kur arriti, u prezantua dhe i shpjegoi turmës se ishte Dëshmitar i Jehovait dhe ata u flasin njerëzve për një lajm të mirë.

Pastaj lexoi Zbulesën 21:3, 4 dhe Gjonin 5:28, 29 dhe u shpjegoi se vdekja s’kishte qenë kurrë pjesë e qëllimit të Perëndisë. Madje u tregoi se së shpejti Zoti do t’i ringjallë të vdekurit dhe ata do të kenë mundësinë të jetojnë përgjithmonë në tokë. Në fund, shumë e përqafuan me ngrohtësi dhe e falënderuan «për lajmin e mirë nga Jehovai». Pastaj, Osmani u kthye te stenda.

Kur mbaroi funerali, disa nga të pikëlluarit erdhën te stenda ku ishte Osmani me familjen dhe filluan t’i pyesnin për Biblën. Ata biseduan gjerë e gjatë dhe morën pothuajse të gjitha botimet që ishin në stendë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo