BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • hf pjesa 5 pyet. 1-2
  • Si të ruash paqen me të afërmit?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si të ruash paqen me të afërmit?
  • Familja jote mund të jetë e lumtur
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • 1 KI PIKËPAMJEN E DUHUR PËR TË AFËRMIT
  • 2 JI I VENDOSUR KUR DUHET
  • Qëndrojini besnikë njëri-tjetrit
    Familja jote mund të jetë e lumtur
  • Kërko ndihmën e Perëndisë për një martesë të lumtur
    Familja jote mund të jetë e lumtur
  • Të trajtosh me respekt bashkëshortin
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Si t’i zgjidhni problemet?
    Familja jote mund të jetë e lumtur
Shih më tepër
Familja jote mund të jetë e lumtur
hf pjesa 5 pyet. 1-2
Një vjehrrë shfaq mospëlqim për mënyrën si gatuan nusja

PJESA 5

Si të ruash paqen me të afërmit?

«Vishuni me . . . mirëdashje, përulësi mendjeje, butësi dhe shpirtgjerësi.»—Kolosianëve 3:12

Me martesën krijohet një familje e re. Ndonëse do t’i duash dhe do t’i respektosh gjithmonë prindërit, tani, personi më i rëndësishëm në botë për ty është bashkëshorti. Disa të afërm mund ta kenë të vështirë ta pranojnë këtë. Por, parimet biblike mund të të ndihmojnë të gjesh ekuilibrin, që të ruash paqen me të afërmit teksa përpiqesh fort të ndërtosh marrëdhënien e re familjare.

1 KI PIKËPAMJEN E DUHUR PËR TË AFËRMIT

Një çift kalon kohë me prindërit

ÇFARË THOTË BIBLA: «Ndero atin dhe nënën tënde.» (Efesianëve 6:2) Çfarëdo moshe të kesh, duhet t’i nderosh dhe t’i respektosh gjithmonë prindërit e tu. Mos harro se edhe bashkëshorti, meqë është djali ose vajza e dikujt, duhet t’u kushtojë vëmendje prindërve të vet. «Dashuria nuk është xheloze», prandaj kurrë mos u ndiej i kërcënuar nga lidhja që bashkëshorti ka me ta.—1 Korintasve 13:4; Galatasve 5:26.

JA Ç’MUND TË BËSH:

  • Shmangi shprehjet përgjithësuese, si: «Familja jote më përçmon gjithmonë», ose «Nënës sate nuk i pëlqejnë kurrë gjërat që bëj»

  • Përpiqu t’i shohësh gjërat nga këndvështrimi i bashkëshortit

2 JI I VENDOSUR KUR DUHET

ÇFARË THOTË BIBLA: «Burri do të lërë babanë dhe nënën e do të lidhet ngushtë me gruan e vet, dhe ata do të bëhen një mish i vetëm.» (Zanafilla 2:24) Kur martohesh, prindërit e tu mund të mendojnë se janë ende përgjegjës për ty, dhe mbase duan të përfshihen në martesën tënde më tepër se ç’duhet.

Është në dorën tënde dhe të bashkëshortit të mendoni ç’kufij duhet të vendosni për ta dhe më pas t’ua bëni të ditur me dashuri. Mund të flisni hapur dhe drejtpërdrejt, por me mirësjellje. (Proverbat 15:1) Përulësia, butësia dhe shpirtgjerësia do t’ju ndihmojnë të krijoni një lidhje të ngrohtë me të afërmit tuaj dhe të vazhdoni «duke e duruar njëri-tjetrin me dashuri».—Efesianëve 4:2.

Një burrë e një grua diskutojnë për diçka; një burrë e një grua i bëjnë prindërve të tyre një dhuratë

JA Ç’MUND TË BËSH:

  • Nëse ke merak se të afërmit janë përfshirë shumë në jetën tuaj, diskutoje me bashkëshortin në një moment të qetë

  • Bini të dy dakord se si do t’i zgjidhni këto gjëra

PËRPIQU TË KUPTOSH

Është e rëndësishme t’i kuptosh ndjenjat dhe pikëpamjen e prindërve. Ata përfshihen pa të keq; interesohen me gjithë zemër për ju. Mbase e kanë të vështirë të të shohin ty dhe bashkëshortin si një familje të pavarur. Mund të ndihen edhe të braktisur. Por, duke ndjekur parimet biblike dhe duke komunikuar hapur, do të jesh ende në gjendje t’i nderosh prindërit pa cenuar martesën.

PYET VETEN . . .

  • Pse është e natyrshme që prindërit e bashkëshortit të interesohen për martesën tonë?

  • Si mund ta vë bashkëshortin në vend të parë, por njëkohësisht të tregoj respekt për prindërit e mi?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo