Vepra mbështetet prej kontributeve vullnetare
Të gjitha aktivitetet e përshkruara më lart kryhen prej punëtorëve vullnetarë, gjë që lejon mbajtjen e kostos në minimum. Shërbimi shtëpi më shtëpi dhe shpërndarja e literaturës kryhen vullnetarisht prej Dëshmitarëve të Jehovait. Ata paguajnë për shpenzimet e veta. Pleqtë që drejtojnë kongregacionet, të ndihmuar prej shërbëtorëve ndihmës, nuk paguhen për shërbimin e tyre. Përkujdesen që t’i mbajnë shpenzimet e tyre vetë.
Edhe anëtarët e Trupit Udhëheqës dhe gjithë të tjerët që punojnë në kohë të plotë për prodhimin e Biblave dhe botimeve biblike marrin vetëm ushqim dhe dhomën e tyre si dhe një shpërblim të vogël për të mbuluar shpenzimet. E njëjta gjë vlen edhe për mbikëqyrësit udhëtues në shërbim të plotë kohor.
Literatura jonë botohet për të ndihmuar njerëzit që tregojnë interes të sinqertë për Biblën. Kostoja bazë e materialeve, prodhimi dhe shpërndarja mbulohet nga dhuratat vullnetare të bëra prej njerëzve të interesuar dhe plotësohen me kontribute, testamente e kështu me rradhë, të bëra nga vetë Dëshmitarët e Jehovait.
Në të gjitha mbledhjet e Dëshmitarëve të Jehovait, qofshin ato lokale apo asamble, gjenden kuti kontributesh për ata që dëshirojnë të kontribuojnë. Nuk mblidhen para. Nuk paguhen kuota apo të dhjeta. Siç tregojnë edhe Shkrimet, secili mund të kontribuojë sipas asaj që ka vendosur në zemrën e vet.—2. Korintasve 8:12; 9:7.
• Si mbështeten nga ana financiare të gjitha aktivitetet e Dëshmitarëve të Jehovait?