BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 4/98 f. 8
  • Revistat njoftojnë Mbretërinë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Revistat njoftojnë Mbretërinë
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • Material i ngjashëm
  • Përdori sa më mirë revistat tona
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
  • Të ofrojmë revista në shërbim
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
  • Rezervo kohë për aktivitetin me revista
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
  • Bëj përdorim të mirë të revistës Kulla e Rojës
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
km 4/98 f. 8

Revistat njoftojnë Mbretërinë

1 Si Dëshmitarë të Jehovait, jemi mjaft të njohur për zellin në predikimin e Mbretërisë së Perëndisë. Revistat që shpërndajmë, Kulla e Rojës dhe Zgjohuni!, luajnë një rol të fuqishëm, duke i dhënë ndihmë miliona njerëzve që të mësojnë rreth qëllimeve të Perëndisë. Mesazhi që përmbajnë është me të vërtetë lajm i mirë, sepse njofton Mbretërinë qiellore të Perëndisë, si të vetmen shpresë për njerëzimin.

2 Revistat trajtojnë nevojat reale të njerëzve, si ato emocionale, shoqërore dhe frymore. Me rënien kudo të vlerave morale dhe familjare, revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! i ndihmojnë njerëzit të përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre, duke u treguar se si t’i zbatojnë parimet biblike. Do të jetë kënaqësia jonë t’i prezantojmë revistat gjatë prillit dhe majit.

3 Ato tërheqin me të vërtetë: Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! janë në dispozicion pothuajse në gjuhët e të gjithë popujve të botës. Për shkak të kësaj, revistat tona janë mjaft të njohura. Këtu janë disa prej arsyeve se përse njerëzit tërhiqen ndaj tyre:

◼ Si revista të integritetit dhe të së vërtetës, ato tregojnë në mënyrë të qartë ndryshimin midis së mirës dhe së keqes.

◼ Ato japin shpresën për një parajsë të drejtë në të ardhmen, bazuar në premtimin e Perëndisë për ta sjellë tokën nën sundimin e Mbretërisë së tij.

◼ Prezantohet një llojshmëri e gjerë temash të kohës, duke tërhequr njerëzit e të gjitha mjediseve dhe kulturave.

◼ Artikujt janë të përmbledhur, edukues, faktikë dhe të lirë nga paragjykimi dhe kompromisi.

◼ Ilustrimet magjepsëse ngjallin menjëherë interes dhe stili i thjeshtë i të shkruarit, i bën revistat të lehta për t’u lexuar.

4 Shpërndaji ato gjerësisht: Shpërndarja e efektshme e revistës varet në një masë të madhe nga zelli në përgatitjen e prezantimeve tona, nga programimi i kohës dhe nga organizimi i aktivitetit tonë të shërbimit. Sugjerime praktike u ofruan në numrat e shtatorit 1995 dhe tetorit 1996 të Shërbimi ynë i Mbretërisë, të cilat do të jetë mirë të rishikohen dhe të zbatohen.

5 Njihu me revistat: Ndërsa lexon çdo numër, mendo për ndonjë që do ta çmonte të kishte një kopje. Kërko pika ose shkrime të veçanta që mund t’i citosh gjatë prezantimit tënd. Mendo se çfarë pyetje mund të bësh për të filluar një bisedë ose për të nxitur interesin mbi temën.

6 Përshtatja prezantimin personit: Përgatit një prezantim të thjeshtë, elastik, i cili mund t’i përshtatet një burri, një gruaje, një të moshuari ose një të riu, sido që të jenë, të njohur apo të panjohur.

7 Ji gjithmonë i gatshëm për të lënë Kullën e Rojës dhe Zgjohuni!: Pasi revistat mund të përshtaten lehtësisht në një çantë ose xhep, mund të mbajmë kopje të tyre me vete kur udhëtojmë ose kur bëjmë pazarin. Ofroji ato kur bisedon me të afërmit, fqinjët, kolegët e punës, shokët e shkollës ose mësuesit. Lër mënjanë një ditë në javë për dëshminë me revista.

8 Trego çmueshmëri për revistat: Ato nuk e humbin kurrë vlerën e tyre. Kalimi i kohës nuk e zvogëlon rëndësinë e mesazhit që ato përmbajnë. Natyrisht, nëse bëjmë një përpjekje të veçantë për të shpërndarë të gjitha revistat që marrim, numrat më të vjetër nuk do të na grumbullohen nëpër rafte.

9 Dëshmia në rrugë është e efektshme: Kjo është mënyra më e mirë për t’ia ofruar revistat një numri të madh njerëzish. Disa lajmëtarë punojnë me intervale të rregullta, në rrugët kryesore plot aktivitete, ditët që bëjnë pazarin.

10 Territori tregtar është i frytshëm: Kur dëshmojmë dyqan më dyqan, gjejmë disa që nuk gjenden në shtëpi. Shumica e njerëzve që merren me tregti janë të sjellshëm dhe shumë prej tyre i pranojnë me kënaqësi revistat. Prezanto artikuj që i përshtaten tregtarëve të veçantë që takohen.

11 Itinerari i revistave jep mundësi: Pasi revistat që botohen janë gjysmëmujore ose mujore, është e përshtatshme të kthehemi e të vizitojmë njerëzit që i lexojnë ato dhe t’u prezantojmë numrat e tjerë. Ne duhet të bëjmë rivizita të rregullta, jo vetëm të shpërndajmë revista, por edhe të zhvillojmë interesin e personit për Biblën. Itineraret e revistave janë një burim i shkëlqyer për studime të mundshme biblike.

12 Shfrytëzo më së miri prillin dhe majin: Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! kanë fituar besimin e miliona lexuesve që i çmojnë ato. Ato janë shumë të efektshme në njoftimin e Mbretërisë, prandaj duhet të vëmë si synim që t’i mbajmë me vete dhe t’i ofrojmë sa herë që na jepet mundësia. Prilli dhe maji qofshin muaj të veçantë për shpërndarjen e revistave!

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo