BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 3/99 f. 1
  • T’i ftojmë të vijnë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • T’i ftojmë të vijnë
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë tregon për ne pjesëmarrja në mbledhje
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2019
  • Ç’dobi mund të nxjerrësh nga mbledhjet e Dëshmitarëve të Jehovait?
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • «Të shkojmë në shtëpinë e Jehovait»
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • «Fryma dhe nusja vazhdojnë të thonë: ‘Eja!’»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
km 3/99 f. 1

T’i ftojmë të vijnë

1 Një ftesë e bërë vite më parë tani po dëgjohet në 233 vende në të gjithë botën: «Ejani, ju njerëz dhe le të ngjitemi në malin e Jehovait, . . . dhe ai do të na mësojë në lidhje me rrugët e tij dhe ne do të ecim në shtigjet e tij.» (Isa. 2:3, BR) Drejtimi i njerëzve në organizatën e Jehovait, është një nga mënyrat më të mira me anë të së cilës mund t’i ndihmojmë njerëzit që të bëjnë progres frymor, i cili çon në jetën e përhershme.

2 Disa lajmëtarë mund të ngurrojnë t’i ftojnë njerëzit në Sallën e Mbretërisë para se ata të kenë treguar një progres të konsiderueshëm në studimin biblik në shtëpi. Por, disa herë, njerëzit fillojnë t’i ndjekin mbledhjet e kongregacionit madje para se me ta të mund të fillohet një studim biblik. Ne nuk duhet të vonojmë që të ofrojmë një ftesë të ngrohtë dhe t’i inkurajojmë njerëzit që të vijnë në mbledhje.

3 Të bëjmë kështu: Të mos harrojmë t’i informojmë njerëzit në lidhje me mbledhjet tona lokale. Të përmendim se mbledhjet janë të lira dhe se asnjëherë nuk bëhet grumbullim parash. Të shpjegojmë se si mbahen mbledhjet. Të theksojmë se ato faktikisht janë kurse të vërteta studimi biblik dhe se për të gjithë të pranishmit sigurohet material studimi që të ndjekin mbledhjen. Të tërheqim vëmendjen mbi shumëllojshmërinë e prejardhjeve e pozitave shoqërore dhe ekonomike të atyre që vijnë në mbledhje. Të përmendim faktin se të pranishmit janë njerëz të asaj zone dhe se mirëpriten fëmijët e çdo moshe. Ne duhet t’i ftojmë personat me të cilët studiojmë, duke ofruar ndonjë mënyrë për t’i ndihmuar që të marrin pjesë.

4 Një nga gjërat e fundit të shënuara në Bibël, është një ftesë e ngrohtë për të marrë pjesë në sigurimet e Jehovait për jetën: «Fryma dhe nusja vazhdojnë të thonë: ‘Eja!’ . . . Dhe kushdo që ka etje, le të vijë; kushdo që dëshiron, le ta marrë falas ujin e jetës.» (Zbul. 22:17, BR) Asgjë nuk mund ta zëvendësojë ftesën për të ndjekur mbledhjet tona.

5 Isaia 60:8 përshkruan në mënyrë profetike qindra mijë lavdërues të rinj, që po vijnë sot në kongregacionet e popullit të Perëndisë si pëllumbat që «vijnë duke fluturuar si një re në foletë e tyre». Të gjithë ne mund t’i ftojmë personat e rinj në mbledhjet tona dhe t’i bëjmë të ndihen të mirëpritur. Në këtë mënyrë, do të jemi duke bashkëpunuar me Jehovain, ndërsa ai shpejton veprën e grumbullimit.​—Isa. 60:22.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo