BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 7/00 f. 1
  • «Ne nuk mund të mos flasim»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Ne nuk mund të mos flasim»
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
  • Material i ngjashëm
  • Të vazhdojmë ta themi me guxim Fjalën e Perëndisë
    Të adhurojmë të vetmin Perëndi të vërtetë
  • Vazhdo të shpallësh Fjalën e Perëndisë me guxim
    Të bashkuar në adhurimin e Perëndisë së vetëm dhe të vërtetë
  • ‘Ta themi fjalën e Perëndisë me guxim’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • «Duhet t’i bindemi Perëndisë si sovran»
    ‘Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
km 7/00 f. 1

«Ne nuk mund të mos flasim»

1 Jezu Krishti po e ndjek nga afër veprën e predikimit. (Mat. 28:20; Mar. 13:10) Megjithëse ka afërsisht gjashtë milionë lajmëtarë aktivë që japin dëshmi në 234 vende, nuk duhet të mendojmë se vepra jonë e dëshmisë ka përfunduar. Derisa Perëndia të deklarojë që vepra është bërë «ne nuk mund të mos flasim» rreth gjërave që kemi mësuar.​—Vep. 4:20.

2 Të mbështetemi në frymën e Perëndisë: Satanai ushtron presion të madh për të na shkurajuar. (Zbul. 12:17) Gjithashtu, vetë mishi ynë i papërsosur na shqetëson me shumë probleme. Gjëra të tilla mund të na shpërqendrojnë nga ajo që është vepra më e rëndësishme, pra, predikimi. Megjithatë, nëse mbështetemi te Jehovai, fryma e tij do të na ndihmojë të përballojmë çdo pengesë.

3 Kur kongregacioni i krishterë i shekullit të parë u persekutua në mënyrë të ashpër, vëllezërit iu lutën Perëndisë për ndihmë që të vazhdonin ta shpallnin fjalën e tij me guxim. Jehovai iu përgjigj lutjes së tyre duke i mbushur me frymën e tij e duke u dhënë zellin dhe vendosmërinë e nevojshme për të vazhduar predikimin. Si rezultat, vazhduan pa ndërprerje që të shpallnin me guxim lajmin e mirë.​—Vep. 4:29, 31; 5:42.

4 Të mos kemi frikë nga fjalët shkurajuese: Mendimi i përgjithshëm ose publiciteti shpifës mund të priren të kenë një ndikim frikësues mbi ne. Megjithatë, le të kujtojmë pohimin e guximshëm të Pjetrit dhe të apostujve të tjerë para Sinedrit, të regjistruar në Veprat e apostujve 5:29-32. Siç pranoi mësuesi i Ligjit, Gamalieli, vepra e Perëndisë nuk mund të prishet. Ajo nuk kryhet me anë të fuqisë sonë. Kjo vepër e madhe ka mbështetjen e Perëndisë dhe vetëm ai mund ta kryejë atë!​—Zah. 4:6.

5 Le t’i lutemi fort çdo ditë Jehovait për frymën e tij, që të na ndihmojë ta shpallim me zell lajmin e mirë! Le të themi si Jeremia, se mesazhi i Mbretërisë është si një zjarr flakërues në kockat tona. (Jer. 20:9) Ne nuk mund të heshtim!

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo