Kujdesi mjekësor më cilësor—Cili është?
«Çdo pacient që trajtohet pa gjak, në thelb, po merr trajtimin kirurgjikal më të mirë të mundshëm.» Kështu u shpreh dr. Majkëll Rouzi, drejtues në një qendër mjekësore dhe anesteziolog. Por çfarë procedurash dhe alternativash të transfuzionit përfshin mjekësia «pa gjak»? Që të merrni vendime të mençura në lidhje me trajtimin mjekësor dhe ndërhyrjet kirurgjikale, duhet të dini mbi ç’baza të gjykoni. Prandaj shikoni programin në DVD Jo Gjak: Mjekësia përballon sfidën. Pastaj, provoni sa keni kuptuar me anë të pyetjeve të mëposhtme.—Shënim: Për shkak se programi përfshin fragmente të shkëputura nga operacione, prindërit duhet të tregojnë maturi kur e shohin me fëmijë të vegjël.
(1) Cila është arsyeja kryesore pse Dëshmitarët e Jehovait nuk pranojnë të bëjnë transfuzion gjaku? (2) Çfarë dëshirojnë Dëshmitarët e Jehovait kur bëhet fjalë për kujdesin mjekësor? (3) Cila është e drejta themelore e çdo pacienti? (4) Pse është e arsyeshme dhe e përgjegjshme të zgjedhësh alternativat e transfuzionit? (5) Cilat janë dy përparësitë që kanë mjekët në raste urgjente kur pacienti ka humbur shumë gjak? (6) Cilat janë katër parimet e strategjive alternative të transfuzionit? (7) Në ç’mënyrë mjekët mund të (a) pakësojnë humbjen e gjakut, (b) ruajnë rruazat e kuqe të gjakut, (c) nxitin prodhimin e gjakut dhe të (d) riaftësojnë gjakun që del? (8) Përshkruaj procedurat e quajtura (a) hollimi i gjakut dhe (b) riaftësimi i rruazave të gjakut. (9) Për çfarë duhet të informoheni në lidhje me alternativat e transfuzionit? (10) A mund të kryhen operacione të rënda dhe të ndërlikuara pa transfuzion gjaku? (11) Çfarë zhvillimesh të dobishme po bëhen në fushën e mjekësisë?
Pranimi ose jo i disa prej trajtimeve që përmenden në këtë program është çështje personale dhe vendimi merret në bazë të ndërgjegjes së stërvitur sipas Biblës. A keni vendosur cilat alternativa të transfuzionit doni të pranoni për veten dhe fëmijët tuaj? Edhe pjesëtarët e familjes suaj që nuk janë Dëshmitarë duhet të jenë të mirinformuar për vendimet që keni marrë dhe arsyet pse i keni marrë këto vendime.—Shih «Pyetje nga lexuesit» në Kullën e Rojës të 15 qershorit 2004 dhe të 15 tetorit 2000.