BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 1/07 f. 1
  • «S’më intereson»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «S’më intereson»
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
  • Material i ngjashëm
  • Si reagon ndaj apatisë?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
  • Të tregojmë interes personal: Duke u treguar elastikë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
  • Si ta mbajmë gëzimin në shërbimin e plotë kohor
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Të kapërcejmë vështirësitë e shërbimit shtëpi më shtëpi
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
km 1/07 f. 1

«S’më intereson»

1 Në disa zona, ky është reagimi i zakonshëm ndaj mesazhit tonë. Çfarë do të na ndihmojë që të mos na lëshojë zemra kur hasim një apati të tillë në territor? Si mund të nxitim interesin për lajmin e mirë?

2 Të mos humbasim gëzimin: Nëse kujtojmë arsyet përse shumë njerëz janë apatikë, kjo na ndihmon të mos e humbasim gëzimin. Ata që kanë mësuar teorinë e evolucionit ose që janë rritur në një shoqëri ateiste mund të mos kenë menduar ndonjëherë për vlerën e Biblës. Të tjerë mund të jenë zhgënjyer nga hipokrizia e fesë. Për disa, apatia mund të jetë shenjë e dëshpërimit dhe e mungesës së shpresës. (Efes. 2:12) Ndërsa disa të tjerë ‘nuk kushtojnë vëmendje’, sepse i kanë vënë përposh ankthet e jetës.—Mat. 24:37-39.

3 Pavarësisht nga reagimi negativ i disave, mund të gjejmë gëzim në shërbim, duke ditur që përpjekjet tona i japin lavdi Jehovait. (1 Pjet. 4:11) Përveç kësaj, kur flasim për të vërtetën, madje edhe me ata që ende nuk e vlerësojnë atë, besimi ynë forcohet. Le të përpiqemi t’i shohim njerëzit në territor ashtu si i sheh Jehovai. Atij i erdhi keq për njerëzit në Ninevi që ‘nuk dinin të dallonin as të djathtën nga e majta’. (Jon. 4:11) Ata që jetojnë në territorin tonë kanë nevojë për lajmin e mirë. Prandaj, nuk duhet të dorëzohemi, por duhet të kërkojmë mënyra si të nxitim interesin e tyre për mesazhin e Biblës.

4 Të flasim për problemet e vendit: Ndoshta prezantimin mund ta nisni me një problem shqetësues për zonën tuaj dhe mund t’i kërkoni të zotit të shtëpisë të shprehë pikëpamjen e tij. Dëgjojeni teksa flet, pastaj, në përgjigje të shqetësimit të tij, tregojini mesazhin ngushëllues nga Bibla. Pas një tragjedie në një vend, një Dëshmitar shprehte keqardhjen e tij të sinqertë në çdo shtëpi. «Papritur njerëzit fillonin të flisnin,—tha ai,—dhe atë ditë pata shumë biseda të bukura, sepse tregova interes për jetën e tyre.»

5 Çdo problem i njerëzimit do të zgjidhet nga Mbretëria e Perëndisë. Përpiquni të dalloni problemin që e shqetëson më shumë të zotin e shtëpisë. Ai mund t’ju lejojë të shpjegoni mesazhin shpresëdhënës të Biblës. Edhe nëse nuk dëgjon në atë rast, mund të jetë gati të dëgjojë njëherë tjetër.—Vep. 17:32.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo