BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 1/07 f. 2
  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
  • Nëntema
  • Java që fillon më 8 janar
  • Java që fillon më 15 janar
  • Java që fillon më 22 janar
  • Java që fillon më 29 janar
  • Java që fillon më 5 shkurt
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
km 1/07 f. 2

Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Java që fillon më 8 janar

Kënga 12

10 min.: Njoftime lokale. Inkurajoji të gjithë të shohin programin në DVD Jo Gjak: Mjekësia përballon sfidën kur të përgatiten për diskutimin që do të mbahet në Mbledhjen e Shërbimit javën që fillon më 22 janar. Duke përdorur sugjerimet në faqen 4 ose prezantime të tjera të përshtatshme për territorin tuaj, të demonstrohet se si të ofrohet Kulla e Rojës e 15 janarit dhe Zgjohuni! e janarit. Në një nga prezantimet, të tregohet si mund të përballohet kundërshtimi i mundshëm: «Jam i zënë.»​—Shih librin Të arsyetojmë, f. 19, 20.

15 min.: Të nxjerrim dobi nga broshura Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë. Fjalim dhe diskutim me auditorin bazuar në parathënien e broshurës Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2007. Diskuto për nevojën që kemi të gjithë për t’i kushtuar disa minuta çdo ditë shkrimit të ditës dhe komentit përkatës. Merr masa më përpara që një ose dy lajmëtarë të komentojnë për zakonet e tyre në shqyrtimin e shkrimit të ditës dhe çfarë dobish kanë nxjerrë. Në përfundim fol shkurtimisht për shkrimin e vitit për 2007-n.

20 min.: T’ua japim lajmin e mirë të gjithëve. Fjalim dhe diskutim me auditorin bazuar në librin Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait, faqja 92 deri te nëntitulli i faqes 102.

Kënga 165, lutja mbyllëse.

Java që fillon më 15 janar

Kënga 93

10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë.

15 min.: A ka diçka që ju pengon? Fjalim nga një plak bazuar në Kullën e Rojës të 1 prillit 2002, faqet 13-15.

20 min.: «S’më intereson.»a Kur të diskutohet paragrafi 4, pyete auditorin cilat tema janë më me interes për territorin tuaj. Të bëhen dy demonstrime të shkurtra që tregojnë si ta kapërcejmë kundërshtimin e mundshëm: «S’më intereson.»—Shih librin Të arsyetojmë, f. 15, 16.

Kënga 135, lutja mbyllëse.

Java që fillon më 22 janar

Kënga 224

10 min.: Njoftime lokale. Lexo raportin e llogarisë dhe letrën e falënderimit për kontributet. Duke përdorur sugjerimet në faqen 4 ose prezantime të tjera të përshtatshme për territorin tuaj, të demonstrohet se si të ofrohet Kulla e Rojës e 1 shkurtit dhe Zgjohuni! e shkurtit. Një nga prezantimet të jetë rivizitë me një itinerar.

10 min.: Nevoja lokale.

25 min.: «Kujdesi mjekësor më cilësor—Cili është?» Të mbahet nga një plak. Hyr menjëherë në diskutim me auditorin për programin në DVD Jo Gjak duke përdorur pyetjet e dhëna në artikull. Në përfundim lexo paragrafin e fundit dhe inkurajoji të gjithë të rishikojnë me kujdes artikujt e përmendur nga Kulla e Rojës.

Kënga 188, lutja mbyllëse.

Java që fillon më 29 janar

Kënga 55

10 min.: Njoftime lokale. Kujtoji lajmëtarët të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin janar. Përmend ofertën e literaturës për muajin shkurt dhe të demonstrohet një prezantim.

20 min.: «A jeni të përgatitur për katastrofat natyrore?»b Të mbahet nga një plak. Përfshi komente nga Shërbimi ynë i Mbretërisë nëntor 2005, faqja 3.

15 min.: Nëse premtoni të ktheheni, mbajeni premtimin. Fjalim dhe diskutim me auditorin bazuar në Kullën e Rojës të 15 shtatorit 1999, faqja 11. Ftoje auditorin të thotë përvoja që tregojnë se si u bekuan ngaqë u kthyen siç kishin premtuar.

Kënga 137, lutja mbyllëse.

Java që fillon më 5 shkurt

Kënga 3

10 min.: Njoftime lokale.

15 min.: Ja kush jam! Fjalim dhe diskutim me auditorin. Disa të rinj ngurrojnë të identifikohen si Dëshmitarë të Jehovait, sepse kanë frikë se bashkëmoshatarët do t’i tallin. Megjithatë, ka arsye të forta pse duhet të identifikoheni. Mësuesit që i dinë bindjet tuaja, ka më shumë të ngjarë t’i respektojnë ato dhe të mos këmbëngulin që të merrni pjesë në diçka të papërshtatshme. Disa të rinj pa parime do të ngurrojnë t’ju ftojnë që të përfshiheni me ta në sjellje të gabuar. Të tjerët do t’i kuptojnë më shpejt vendimet tuaja për çështje të tilla si lidhja me dikë të seksit tjetër, aktivitetet jashtëshkollore e kështu me radhë. Gjithashtu nuk do të keni më aq shumë frikë të jepni dëshmi në shkollë ose të takoni ndonjë shok klase kur jeni në shërbim. (km 10/02 f. 2 [java që fillon më 4 nëntor]; w05 15/6 f. 26, 27) Ftoji lajmëtarët të tregojnë si kanë nxjerrë dobi ngaqë janë identifikuar në shkollë si Dëshmitarë të Jehovait. Mund të marrësh masa që më përpara për një ose dy komente.

20 min.: «Dashuria​—Çelësi për një shërbim të suksesshëm.»c Përfshi komente nga Kulla e Rojës e 1 shkurtit 2003, faqja 23, paragrafët 16-17.

Kënga 83, lutja mbyllëse.

[Shënimet]

a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo