-
Si të fillojmë studime me librin Çfarë mëson vërtet Bibla?Shërbimi i Mbretërisë—2006 | Janar
-
-
Si të fillojmë studime me librin Çfarë mëson vërtet Bibla?
Shumë nga ne do ta drejtonin me kënaqësi një studim biblik, nëse do të kishin mundësi të nisnin një të tillë. Libri i ri, Çfarë mëson vërtet Bibla?, mund të na ndihmojë. Parathënia në faqet 3-7, është përgatitur për ta përfshirë të zotin e shtëpisë në një bisedë biblike duke përdorur këtë botim. Edhe për ata që s’kanë shumë përvojë në shërbim, do të jetë e lehtë që ta përdorin librin për të filluar studime.
◼ Mund të provosh këtë metodë, duke përdorur faqen 3:
Pasi të përmendësh një lajm ose një problem që shqetëson njerëzit në territor, drejtoje vëmendjen e të zotit të shtëpisë te pyetjet me shkronja të zeza në faqen 3 dhe ftoje që t’i komentojë. Pastaj kalo te faqet 4 dhe 5.
◼ Ose mund të duash të fillosh duke treguar faqet 4 dhe 5:
Mund të thuash: «A s’do të ishte bukur, po të ndodhnin vërtet ndryshimet që përshkruhen këtu?» Ose mund të pyesësh: «Cili nga këto premtime do të donit të përmbushej?» Dëgjoje me vëmendje përgjigjen.
Në qoftë se të zotit të shtëpisë i intereson veçanërisht një shkrim që citohet aty, shpjegoji atë që mëson Bibla rreth këtij argumenti, duke shqyrtuar paragrafët në libër që shqyrtojnë shkrimin. (Shih kutinë në këtë faqe të shtojcës.) Trajtoje materialin siç do të bëje në një studim biblik. Këtë mund ta bësh për pesë a dhjetë minuta që në vizitën e parë, te dera e shtëpisë.
◼ Një metodë tjetër është ta nxitësh individin të shprehet, duke përdorur faqen 6:
Drejtoje vëmendjen e të zotit të shtëpisë te pyetjet që ndodhen në fund të faqes, dhe pyete: «A i keni bërë ndonjëherë këto pyetje?» Nëse ai ose ajo shpreh interes për njërën nga pyetjet, kalo te paragrafët e librit që i përgjigjen pyetjes. (Shih kutinë në këtë faqe të shtojcës.) Ndërkohë që shqyrtoni së bashku materialin, faktikisht po drejtoni një studim biblik.
◼ Mund ta përdorësh faqen 7 për të demonstruar një studim biblik:
Lexo tri fjalitë e para në këtë faqe, pastaj kalo te kapitulli i tretë dhe demonstro si bëhet studimi, duke përdorur paragrafët 1-3. Merr masa që të kthehesh për të shqyrtuar përgjigjet e pyetjeve që janë në paragrafin 3.
◼ Si t’i thuash për t’u kthyer?:
Kur drejton për herë të parë studimin, merr masa që të kthehesh për të vazhduar bisedën. Mund të thuash thjesht: «Vetëm për disa minuta, pamë se çfarë mëson Bibla për një temë të rëndësishme. Herën tjetër mund të shqyrtojmë [lër një pyetje për ta shqyrtuar]. A të kaloj në të njëjtin orar javën tjetër?»
Ndërsa i afrohemi gjithnjë e më shumë kohës së caktuar nga Jehovai, ai vazhdon të na pajisë për veprën që duhet të bëjmë. (Mat. 28:19, 20; 2 Tim. 3:17) Le ta përdorim sa më mirë këtë mjet të ri të mrekullueshëm për të filluar studime biblike.
-
-
Si ta prezantojmë librin Çfarë mëson vërtet Bibla?Shërbimi i Mbretërisë—2006 | Janar
-
-
Si ta prezantojmë librin Çfarë mëson vërtet Bibla?
Në këtë shtojcë paraqiten sugjerime të ndryshme për të prezantuar librin Çfarë mëson vërtet Bibla? Që të jesh sa më i efektshëm, bëji prezantimet me fjalët e tua, përshtate metodën sipas njerëzve që takon në territor dhe njihu sa më shumë me pikat specifike të librit që mund të përdoren për të biseduar. Mund të përdoren edhe prezantime të tjera që janë praktike për territorin.—Shih Shërbimi ynë i Mbretërisë, janar 2005, f. 8.
Bibla
◼ «Shpesh njerëzit e quajnë Biblën Fjalën e Perëndisë. A keni menduar ndonjëherë se si një libër që u shkrua nga njerëzit mund të quhet Fjala e Perëndisë? [Të presim përgjigjen. Pastaj të lexojmë 2 Pjetrit 1:21 dhe paragrafin 5 në faqet 19, 20.] Ky botim përmban përgjigjet e Biblës për këto pyetje.» T’i tregojmë pyetjet në faqen 6.
◼ «Sot njerëzit mund të marrin shumë më tepër informacione se në të kaluarën. Por, ku mendoni se mund të gjejmë këshilla të mira që të na ndihmojnë të kemi një jetë të lumtur e të suksesshme? [Të presim përgjigjen. Pastaj të lexojmë 2 Timoteut 3:16, 17 dhe paragrafin 12 në faqen 23.] Ky botim shpjegon se si mund të jetojmë në mënyrën që i pëlqen Perëndisë dhe që na sjell dobi.» T’i tregojmë tabelën dhe figurën në faqet 122, 123.
Familja
◼ «Të gjithë duam të kemi një jetë të lumtur familjare, apo jo? [Të presim përgjigjen.] Bibla flet për diçka që mund të bëjë çdo pjesëtar i familjes, për të pasur një jetë të lumtur familjare. Secili duhet të imitojë Perëndinë në mënyrën se si tregon dashuri.» Të lexojmë Efesianëve 5:1, 2 dhe paragrafin 4 në faqen 135.
Feja
◼ «Shumë njerëz po fillojnë t’i shohin fetë si një shkak të problemeve të njerëzimit, jo si një zgjidhje. A mendoni se feja po i çon njerëzit në drejtimin e duhur? [Të presim përgjigjen. Pastaj të lexojmë Mateun 7:13, 14 dhe paragrafin 5 në faqen 146.] Ky kapitull merr në shqyrtim gjashtë aspekte që identifikojnë adhurimin që miraton Perëndia.» T’i tregojmë listën në faqen 147.
Harmagedoni
◼ «Kur dëgjojnë fjalën ‘Harmagedon’, shumë njerëz përfytyrojnë një shkatërrim në masë. Por, edhe nëse duket e çuditshme, a e dini se në të vërtetë Harmagedoni është diçka që duhet ta presim me kënaqësi? [Të presim përgjigjen. Pastaj të lexojmë Zbulesën 16:14, 16.] Shikoni këtë koment se si do të jetë jeta pas Harmagedonit.» Të kalojmë në faqet 82, 84 dhe të lexojmë paragrafin 21.
Jeta e përhershme
◼ «Të gjithë njerëzit dëshirojnë të kenë shëndet të mirë dhe një jetë të gjatë. Por, a do të donit të jetonit përgjithmonë, po të ishte e mundur kjo? [Të presim përgjigjen. Pastaj të lexojmë Zbulesën 21:3, 4 dhe paragrafin 17 në faqen 54.] Në këtë libër shqyrtohet se si mund të fitojmë jetën e përhershme dhe si do të jetë jeta, kur ky premtim të bëhet realitet.»
Jezu Krishti
◼ «Anembanë tokës, njerëzit kanë dëgjuar për Jezu Krishtin. Disa thonë se ai s’ishte veçse një njeri i veçantë. Të tjerë e adhurojnë si të ishte Perëndia i Plotfuqishëm. A mendoni se ka rëndësi çfarë besojmë për Jezu Krishtin?» Të presim përgjigjen. Pastaj të lexojmë Gjonin 17:3 dhe paragrafin 3 në faqet 37, 38. T’ia drejtojmë vëmendjen të zotit të shtëpisë te pyetjet hyrëse pas titullit të kapitullit.
Lufta/Paqja
◼ «Në çdo vend të botës, njerëzit e duan paqen. A mendoni se është një ëndërr të shpresosh që të ketë paqe në tokë? [Të presim përgjigjen. Pastaj të lexojmë Psalmin 46:8, 9.] Ky botim shqyrton se si do ta përmbushë Perëndia qëllimin e tij dhe si do të sjellë paqen në mbarë tokën.» T’i tregojmë figurën në faqen 35 dhe të shqyrtojmë paragrafët 17-21 në faqet 34 dhe 36.
Lutja
◼ «A keni pyetur ndonjëherë se si u përgjigjet Perëndia lutjeve? [Të presim përgjigjen. Pastaj të lexojmë 1 Gjonit 5:14, 15 dhe paragrafët 16-18 në faqet 170-172.] Ky kapitull shpjegon edhe pse duhet t’i lutemi Perëndisë e çfarë duhet të bëjmë që ai të na i dëgjojë lutjet.»
Perëndia Jehova
◼ «Shumë njerëz që besojnë te Perëndia, do të donin të ndiheshin më afër tij. A e dinit se Bibla na fton t’i afrohemi Perëndisë? [Të presim përgjigjen. Pastaj të lexojmë Jakovin 4:8a dhe paragrafin 20 në faqen 16.] Ky botim është përgatitur për t’i ndihmuar njerëzit që të mësojnë më shumë për Perëndinë, duke përdorur Biblën e tyre.» T’i tregojmë pyetjet hyrëse në faqen 8.
◼ «Shumë njerëz luten që të shenjtërohet emri i Perëndisë. A keni pyetur ndonjëherë cili është ky emër? [Të presim përgjigjen. Pastaj të lexojmë Psalmin 83:18 dhe paragrafët 2, 3 në faqen 195.] Ky libër shpjegon se çfarë mëson vërtet Bibla për Perëndinë Jehova dhe për qëllimin e tij për njerëzimin.»
Strehimi
◼ «Në shumë zona, po bëhet gjithnjë e më e vështirë të gjesh një vend të përshtatshëm për të jetuar. A mendoni se një ditë do të ketë shtëpi të mira për të gjithë? [Të presim përgjigjen. Pastaj të lexojmë Isainë 65:21, 22 dhe paragrafin 20 në faqen 34.] Ky botim shpjegon se si do të përmbushet ky premtim i Perëndisë.»
Vdekja/Ringjallja
◼ «Shumë njerëz pyesin se çfarë u ndodh në të vërtetë njerëzve kur vdesin. A mendoni se mund ta dimë këtë gjë? [Të presim përgjigjen. Pastaj të lexojmë Eklisiastiun 9:5 dhe paragrafët 5, 6 në faqet 58, 59.] Ky libër shpjegon edhe se çfarë nënkupton premtimi i Biblës për një ringjallje, për ata që kanë vdekur.» T’i tregojmë figurën në faqen 75.
◼ «Kur na vdes një njeri i afërt, është e natyrshme që duam ta shohim përsëri. A s’jeni dakord? [Të presim përgjigjen.] Shumë veta kanë gjetur ngushëllim në premtimin e Biblës se do të ketë një ringjallje. [Të lexojmë Gjonin 5:28, 29 dhe paragrafët 16, 17 në faqen 72.] Në këtë kapitull gjejmë edhe përgjigjet e këtyre pyetjeve.» T’i tregojmë pyetjet hyrëse në faqen 66.
Tragjeditë/Vuajtjet
◼ «Kur ndodh një tragjedi, shumë njerëz fillojnë të dyshojnë nëse Perëndia interesohet për njerëzit dhe i vë re vuajtjet e tyre. Po ju, a e keni menduar ndonjëherë këtë? [Të presim përgjigjen. Pastaj të lexojmë 1 Pjetrit 5:7 dhe paragrafin 11 në faqen 11.] Ky botim shpjegon se si Perëndia do t’i heqë një herë e mirë vuajtjet e njerëzve.» Tregoji pyetjet hyrëse në faqen 106.
[Kutia në faqen 5]
Si ta përmendim rregullin e kontributeve?
«Nëse doni të bëni një kontribut të vogël për veprën që zhvillojmë në mbarë botën, unë e pranoj me kënaqësi.»
«Edhe pse literatura jonë ofrohet falas, ne pranojmë kontribute të vogla për veprën që zhvillojmë në mbarë botën.»
«Ndoshta jeni kureshtarë të dini si arrijmë të mbulojmë shpenzimet për këtë vepër. Arsyeja është se vepra që zhvillojmë në mbarë botën mbështetet me kontribute vullnetare. Nëse dëshironi të bëni një kontribut të vogël, do ta pranoj me kënaqësi.»
-
-
(1) Një pyetje, (2) një shkrim dhe (3) një kapitullShërbimi i Mbretërisë—2006 | Janar
-
-
(1) Një pyetje, (2) një shkrim dhe (3) një kapitull
Një mënyrë e thjeshtë për të prezantuar librin Çfarë mëson vërtet Bibla? është (1) të bësh një pyetje për të ditur mendimin e tjetrit, (2) të lexosh një shkrim të përshtatshëm dhe (3) të kalosh te një kapitull i librit që trajton atë temë, duke lexuar pyetjet hyrëse poshtë titullit të kapitullit. Nëse i zoti i shtëpisë tregon interes, mund të demonstrosh një studim biblik, duke përdorur paragrafët e parë të atij kapitulli. Kjo metodë mund të përdoret për të filluar një studim që herën e parë kur flet me dikë ose gjatë një rivizite.
◼ «A mendoni se është e mundur që ne njerëzit të arrijmë ta njohim Krijuesin tonë të plotfuqishëm, siç tregohet këtu në Bibël?» Të lexojmë Veprat 17:26, 27 dhe të presim përgjigjen. Pastaj të kalojmë te kapitulli i parë.
◼ «A mendoni se, me problemet që hasim sot, është e mundur të gjejmë ngushëllimin dhe shpresën që përshkruhet këtu?» Të lexojmë Romakëve 15:4 dhe të presim përgjigjen. Pastaj të kalojmë te kapitulli i dytë.
◼ «A do t’i bënit këto ndryshime, po të kishit fuqi?» Të lexojmë Zbulesën 21:4 dhe të presim përgjigjen. Pastaj të kalojmë te kapitulli i tretë.
◼ «A mendoni se fëmijët tanë do të arrijnë t’i gëzojnë kushtet e përshkruara në këtë këngë të lashtë?» Të lexojmë Psalmin 37:10, 11 dhe të presim përgjigjen. Pastaj të kalojmë te kapitulli i tretë.
◼ «A mendoni se do të vijë ndonjëherë dita kur të përmbushen këto fjalë?» Të lexojmë Isainë 33:24 dhe të presim përgjigjen. Pastaj të kalojmë te kapitulli i tretë.
◼ «A keni menduar ndonjëherë nëse të vdekurit e dinë se ç’bëjnë të gjallët?» Të presim përgjigjen. Pastaj të lexojmë Eklisiastiun 9:5 dhe të kalojmë te kapitulli i gjashtë.
◼ «A mendoni se është e mundur që një ditë t’i shohim prapë njerëzit që na kanë vdekur, siç tha Jezui në këto vargje?» Të lexojmë Gjonin 5:28, 29 dhe të presim përgjigjen. Pastaj të kalojmë te kapitulli i shtatë.
◼ «Si mendoni, çfarë nevojitet që vullneti i Perëndisë të bëhet në tokë, ashtu si në qiell, siç përmendet në këtë lutje të famshme?» Të lexojmë Mateun 6:9, 10 dhe të presim përgjigjen. Pastaj të kalojmë te kapitulli i tetë.
◼ «A mendoni se po jetojmë në kohën që është përshkruar në këtë profeci?» Të lexojmë 2 Timoteut 3:1-4 dhe të presim përgjigjen. Pastaj të kalojmë te kapitulli i nëntë.
◼ «Shumë njerëz pyesin veten pse problemet e njerëzimit duket sikur sa vijnë e keqësohen. A e keni menduar ndonjëherë këtë si mundësi?» Të lexojmë Zbulesën 12:9 dhe të presim përgjigjen. Pastaj të kalojmë te kapitulli i dhjetë.
◼ «A keni dashur ndonjëherë të dini përgjigjen e kësaj pyetjeje?» Të lexojmë Jobin 21:7 dhe të presim përgjigjen. Pastaj të kalojmë te kapitulli i njëmbëdhjetë.
◼ «A mendoni se, po të zbatonin këtë këshillë të Biblës, njerëzit do të kishin një jetë të lumtur familjare?» Të lexojmë Efesianëve 5:33 dhe të presim përgjigjen. Pastaj të kalojmë te kapitulli i katërmbëdhjetë.
Një studim biblik mund të raportohet kur e kemi drejtuar dy herë pasi e kemi demonstruar studimin dhe ka arsye për të menduar se studimi do të vazhdojë.
-