BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • th mësimi 2 f. 5
  • Fol natyrshëm

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Fol natyrshëm
  • Kushtoju leximit dhe mësimdhënies
  • Material i ngjashëm
  • Shprehu me entuziazëm
    Kushtoju leximit dhe mësimdhënies
  • Natyrshmëria
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • Fol me bindje
    Kushtoju leximit dhe mësimdhënies
  • Shfaq ngrohtësi dhe empati
    Kushtoju leximit dhe mësimdhënies
Shih më tepër
Kushtoju leximit dhe mësimdhënies
th mësimi 2 f. 5

MËSIMI 2

Fol natyrshëm

Shkrim

2 Korintasve 2:17

PËRMBLEDHJE: Fol në një mënyrë të natyrshme e të sinqertë, që pasqyron si ndihesh për temën dhe për dëgjuesit e tu.

SI TA ARRISH:

  • Përgatitu me kujdes e me ndihmën e lutjeve. Lutu për ndihmë që të mos përqendrohesh te vetja, por te mesazhi që ke. Qartëso në mendje pikat kryesore që duhet të përcjellësh. Shprehi mendimet me fjalët e tua; mos i përsërit thjesht fjalë për fjalë siç i ke të shkruara.

    Sugjerim praktik

    Nëse ke ndër mend të lexosh nga Bibla ose nga një botim tjetër, familjarizohu mirë me fragmentin, që ta lexosh rrjedhshëm. Nëse do të lexosh një citim të dikujt, lexoje me ndjenjë, pa qenë tepër dramatik.

  • Fol nga zemra. Mendo për arsyet pse dëgjuesit kanë nevojë ta dëgjojnë mesazhin. Përqendrohu te njerëzit. Atëherë pozicioni i trupit, gjestet e tua dhe shprehjet e fytyrës do të pasqyrojnë sinqeritet të përzemërt dhe ndjenja miqësore.

    Sugjerim praktik

    Mos e ngatërro natyrshmërinë me të folurin e shkujdesur. Ruaj dinjitetin e mesazhit duke folur qartë dhe duke përdorur gramatikë të saktë.

  • Shiko dëgjuesit. Vështroji të tjerët në sy, nëse kjo nuk konsiderohet ofenduese në vendin ku jeton. Kur mban një fjalim, shih një nga një individë të ndryshëm në auditor, në vend që të shohësh ose t’i hedhësh një sy krejt grupit.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo