BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g03 22/5 f. 31
  • «Rruga më e pjerrët?!»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Rruga më e pjerrët?!»
  • Zgjohuni!—2003
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Ngjituni bashkë me ne
  • Dëshmi rrugore e efektshme
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
  • Duke gjetur të interesuarit përmes dëshmisë së efektshme në rrugë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
  • Përmbajtja
    Zgjohuni!—2003
  • Të vizitojmë të gjithë ata që tregojnë njëfarë interesi
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
Zgjohuni!—2003
g03 22/5 f. 31

«Rruga më e pjerrët?!»

◼ Çfarë ka të veçantë rruga «Balduin», e cila ndodhet në Dunedin të Zelandës së Re? Për shumë kohë në Dunedin është thënë se kjo është rruga më e pjerrët në botë. Megjithëse jo çdokush e pranon këtë, një gjë është e sigurtë: rruga «Balduin» është jashtëzakonisht e pjerrët.

Kjo rrugë e famshme është bërë një pikë e njohur turistike për vizitorë nga e gjithë bota. Por, nuk duhet të jesh alpinist që të arrish në majë të saj. Këtë rrugë 359 metra të gjatë mund ta ngjitni në këmbë, kurse shoferët nuk këshillohen të kalojnë me makinë në të.

Ngjituni bashkë me ne

Është një ditë me diell, ndërsa unë dhe dy shokët e mi i hedhim një vështrim të shpejtë rrugës që ngjitet përpara nesh. Sapo fillojmë udhëtimin, marrim frymë thellë ndërkohë që përkulemi përpara, për të mbajtur ekuilibrin. «Është si të ngjitësh një mur prej betoni»,—thotë duke dihatur njëri nga ne. Pikërisht në kohën e duhur shohim një stol që sikur na fton të çlodhemi pak.

Vazhdojmë ngjitjen dhe shpejt mbërrijmë në majë e vëzhgojmë peizazhin, tek mbushemi me frymë. Poshtë nesh ndodhen shtëpi e kopshte të mirëmbajtura dhe të vendosura me rregullsi. Në horizont shtrihen shkorrete me ngjyrë të gjelbër të errët, të cilat janë të rrethuara nga kullota me bimësi të harlisur. Të gjitha këto janë vendosur në sfondin e një qielli të kaltër.

Duke u ngjitur në majë të kësaj rruge nuk është se thyem ndonjë rekord shpejtësie. Pasi kemi përfunduar zbritjen, ndalojmë për të bërë një fotografi të rrugës mbi të cilën triumfuam. Gjithashtu, qyteti na jep një kopje të Certifikatës së Suksesit, ku thuhet se kemi ngjitur «rrugën më të pjerrët në botë».—Nga një bashkëpunëtor.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo