BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 10/12 f. 3
  • Motivohu

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Motivohu
  • Zgjohuni!—2012
  • Material i ngjashëm
  • Ç’të bëj nëse e kam inat shkollën?
    Të rinjtë pyesin
  • A duhet ta lë shkollën?
    Të rinjtë pyesin ... Përgjigje praktike
  • Nxirr më të mirën nga shkolla
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
  • A ta lë shkollën?
    Zgjohuni!—2010
Shih më tepër
Zgjohuni!—2012
g 10/12 f. 3

Motivohu

Që të jesh i motivuar në çdo gjë që bën, duhet të shohësh vlerën praktike.

ÇFARË vlere praktike ka shkolla? Do të të ndihmojë të fitosh mençuri dhe Bibla thotë se «mençuria është mbrojtje». (Eklisiastiu 7:12) Në ç’kuptim? E zëmë se po ecën në një lagje të rrezikshme. Çfarë preferon, të jesh vetëm apo me një grup shokësh, që, po të jetë e nevojshme, të të mbrojnë? Po kështu, kur ke mësuar mirë në shkollë, është sikur ke gjithmonë disa «shokë» në krah. Këtu futen:

  • Aftësia për të menduar. Shkolla mund të të ndihmojë të zhvillosh atë që Bibla e quan «logjikë dhe gjykim të shëndoshë». (Proverbat 3:21, Contemporary English Version) Këto aftësi do të të ndihmojnë t’i zgjidhësh vetë problemet në vend që t’u kërkosh të tjerëve të të nxjerrin nga telashet.

  • Marrëdhëniet e mira shoqërore. Bibla i këshillon të krishterët të zhvillojnë cilësi të tilla, si shpirtgjerësia dhe vetëkontrolli. (Galatasve 5:22, 23) Përzierja me njerëz të ndryshëm në shkollë të jep mjaft mundësi t’i zhvillosh këto cilësi dhe të tjera, si tolerancën, respektin dhe empatinë, cilësi që do të të hyjnë në punë kur të rritesh.

  • Stërvitja për jetën. Shkolla të mëson vlerën e etikës së fortë në punë, dhe kjo të ndihmon të gjesh e të mbash një punë. Gjithashtu, sa më shumë të mësosh për botën që të rrethon, aq më mirë do të kuptosh kush je dhe çfarë beson. (Proverbat 14:15) Në këtë mënyrë, do të arrish t’i mbrosh bindjet e tua me respekt.​—1 Pjetrit 3:15.

Përfundimi: Sido që të jetë, ke nevojë të arsimohesh, kështu që nuk ia vlen të përqendrohesh te gjërat që nuk të pëlqejnë në shkollë. Prandaj motivohu duke shqyrtuar arsyet e përmendura më lart. Ndoshta ti mund të gjesh arsye të tjera.

Pse të mos fillosh që tani? Mendo për motivin që të nxit më shumë të përfitosh nga shkolla.

Mësuesit e mirë vlerësohen!

«Mësuesi im i ekonomisë në shkollë të mesme mund të kishte gjetur punë në një institucion financiar, por zgjodhi të jepte mësim në shkollën e lagjes sonë të varfër, një shkollë ku shumicës së nxënësve nuk u bëhej vonë për ekonominë. E megjithatë, ai na shpjegonte shumë thjesht, me humor dhe nxirrte në pah vlerën praktike. Madje njëherë thirri mamin tim për t’i thënë sa mirë kisha dalë në një ese. Kur nxënësit e pyetën pse jepte mësim në shkollën tonë, ai tha se ishte puna më e mirë që kishte pasur. Na kuptonte, shqetësohej për ne dhe na lavdëronte. Mësuesi më i mirë që kam pasur!»​—Rejoni, Shtetet e Bashkuara.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo