BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g21 nr. 2 f. 10-12
  • Si ndikon teknologjia te martesa?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si ndikon teknologjia te martesa?
  • Zgjohuni!—2021
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Ç’DUHET TË DISH
  • Ç’MUND TË BËSH
  • Teknologjia: Po ju bashkon, apo po ju ndan?
    Ndihmë për familjen
  • Si ta lësh punën «në punë»?
    Ndihmë për familjen
  • Kaloni kohë cilësore me njëri-tjetrin
    Ndihmë për familjen
  • Si ta shmangësh «divorcin gri»?
    Ndihmë për familjen
Shih më tepër
Zgjohuni!—2021
g21 nr. 2 f. 10-12
Një burrë në aeroport flet në videotelefonatë me të shoqen që është në shtëpi.

Si ndikon teknologjia te martesa?

Kur përdoret siç duhet, teknologjia mund ta forcojë lidhjen mes bashkëshortëve. Për shembull, i ndihmon të komunikojnë gjatë ditës dhe të ndihen afër njëri-tjetrit.

Mirëpo, disa çifte kanë lejuar që keqpërdorimi i teknologjisë . . .

  • t’u vjedhë kohë të çmuar nga njëri-tjetri.

  • t’i nxisë ta sjellin punën në shtëpi pa qenë nevoja.

  • t’u sjellë mosbesim, madje jobesnikëri.

Ç’DUHET TË DISH

Si burri, edhe gruaja me celular në dorë ndërsa janë shtrirë në krevat natën vonë.

KOHA SË BASHKU

Një burrë që quhet Majkëll, thotë: «Ndonjëherë, jemi në të njëjtën dhomë bashkë me gruan, por zëre s’e nuk jemi. Ajo rri me telefon në dorë dhe thotë: ‘S’kam pas kohë fare ta kontrolloj sot.’» Një bashkëshort me emrin Xhonatan thotë se, në situata të tilla, «burri dhe gruaja mund të jenë fizikisht bashkë e në të njëjtën kohë kilometra të tërë larg».

PËR TË MENDUAR: Sa shpesh ndodh që telefonatat, mesazhet ose njoftimet të të vjedhin kohën e çmuar që mund të kaloje me bashkëshortin?—EFESIANËVE 5:33.

PUNA

Si pasojë e natyrës së punës, disave u duhet të jenë në dispozicion 24/​7. Të tjerë, që nuk kanë punë kaq impenjative, e kanë prapë të vështirë ta lënë punën «në punë». «S’rri dot pa i kontrolluar telefonatat dhe mesazhet e punës gjatë kohës që kam rezervuar për bashkëshorten»,—thotë një burrë me emrin Li. Një grua që quhet Xhoi, thotë: «Punoj nga shtëpia, prandaj puna është gjithnjë e pranishme. Duhen përpjekje të mbash ekuilibrin.»

PËR TË MENDUAR: A i kushton vëmendje të plotë bashkëshortit kur të flet?—LUKA 8:18.

BESNIKËRIA

Sipas një sondazhi, përdorimi i dyshimtë i rrjeteve sociale ishte një nga shkaqet e zakonshme të konflikteve martesore. Dhjetë për qind e të anketuarve pranoi se bënin postime online që nuk do të donin t’i shihte bashkëshorti.

Me të drejtë, media sociale është quajtur «fushë e minuar për martesën» e madje «fushë me lule për kurorëshkeljen». S’është çudi që avokatët e divorceve thonë se ato luajnë rol domethënës në shumicën e divorceve sot.

PËR TË MENDUAR: A ia fsheh bashkëshortit bisedat që bën me dikë të seksit tjetër?—PROVERBAT 4:23.

Ç’MUND TË BËSH

VËR PËRPARËSI

Një person që nuk i kushton vëmendje ushqyerjes, do të ketë probleme me shëndetin. Po njësoj, një person që nuk i kushton kohë bashkëshortit, do ta ketë të vështirë të mbaj një martesë të shëndetshme.—Efesianëve 5:28, 29.

PARIM NGA BIBLA: «Të siguroheni për gjërat më të rëndësishme.»—FILIPIANËVE 1:10.

Zgjidh sugjerimet që ke dëshirë të zbatosh ose shkruaj idetë e tua si të mos e lejosh teknologjinë të të ndërhyjë në martesë.

  • Të hamë çdo ditë të paktën një vakt bashkë

  • Të shkëputemi nga pajisjet elektronike në një kohë të caktuar

  • Të programojmë momente speciale për t’u kënaqur me njëri-tjetrin

  • T’i fikim pajisjet elektronike natën dhe t’i mbajmë larg vendit ku flemë

  • T’i mbajmë larg pajisjet elektronike 15 minuta në ditë që të flasim me njëri-tjetrin

  • Të mos e përdorim më Internetin pas një orari të caktuar

PYETJE PËR DISKUTIM PËR ÇIFTET

Secili të shqyrtojë më vete pyetjet vijuese dhe pastaj diskutojini përgjigjet me njëri-tjetrin.

  • Si mund ta përdorësh teknologjinë për ta forcuar martesën?

  • Sipas teje, deri në ç’masë ndikon teknologjia te koha që kaloni bashkë?

  • Çfarë përmirësimesh do të doje të shihje?

  • Sa të vështirë e ke ta lësh punën «në punë»? A do të binte dakord bashkëshorti me përgjigjet e tua?

  • Si mund të tregohesh i arsyeshëm për sa i përket kohës dhe vëmendjes që pret nga bashkëshorti?

    PARIM NGA BIBLA: «Secili të vazhdojë të kërkojë jo interesin e vet, por atë të tjetrit.»—1 KORINTASVE 10:24.

Xhejsëni dhe Aleksandra.

«Punoj nga shtëpia, prandaj përpiqem ta mbyll punën në një orar të caktuar. Po ashtu i çaktivizoj njoftimet e email-eve pas njëfarë ore. Kështu mund ta përdor telefonin për punë të tjera, si p.sh. të shoh sa është ora, pa më shpërqendruar puna.»​—XHEJSËNI ME BASHKËSHORTEN, ALEKSANDRËN

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo