IBLEAMI
[ndoshta nga rrënja e fjalës që do të thotë «gllabëroj»].
Qytet në territorin e Isakarit por që, bashkë me fshatrat e tij, iu caktua Manaseut. Megjithatë, manasitët nuk ua morën pronat kananitëve të Ibleamit. (Js 17:11-13; Gjy 1:27) Duket se Ibleami është Bileami i Manaseut që iu dha levitëve kehathitë. (1Kr 6:70) Mirëpo, në vargun paralel ku përmenden qytete levite në territorin e gjysmës së fisit të Manaseut (Js 21:25) lexojmë «Gath-Rimon» dhe jo «Bileam» ose «Ibleam». Në përgjithësi, mendohet se ky është një gabim kopjimi. «Gath-Rimon», emri i një qyteti në Dan, ka mundësi të jetë përsëritur pa dashje nga Js 21 vargu 24.
Ibleami ka të ngjarë të ndodhej në Kirbet Belʽameh, rreth 18 km në jug-juglindje të Megidos.
Pranë Ibleamit, Ahaziahu, mbreti i Judës, u godit për vdekje me urdhër të Jehut. (2Mb 9:27) Më vonë, dinastia e Jehut mori fund me vrasjen e Zakarisë në Ibleam (sipas Botimit të Lagardës, LXX).—2Mb 15:10-12, JB, BR, RS.