AMINADABI
[populli im është i gatshëm (fisnik; bujar)].
1. Bir i Ramit nga familja e Hezronit, nga fisi i Judës. (1Kr 2:10) I biri, Nahasoni, ishte prijës i Judës gjatë udhëtimit në shkretëtirë (Nu 1:7; 7:11, 12); e bija, Elisheba, u bë gruaja e Aaronit. (Da 6:23) Aminadabi ishte paraardhës i mbretit David dhe i Jezu Krishtit.—Ru 4:19-22; Mt 1:4-16; Lu 3:23-33.
2. Ndoshta një emër tjetër për Izarin, birin e Kehathit dhe babanë e Korahut. (1Kr 6:22; krahaso vrg. 2, 18, 37, 38; Da 6:18, 21; Nu 3:19, 27.) Në disa kopje të Septuagintës greke, te 1 Kronikave 6:22 (6:7, LXX), në vend të «Aminadab» përdoret «Izar».
3. Levit nga bijtë e Uzielit; kreu i një familjeje në kohën e Davidit. Ai ndihmoi për të çuar arkën e besëlidhjes në Jerusalem.—1Kr 15:10-12.