IZARI
Dy emra me shqiptim të ngjashëm në hebraisht përkthehen njësoj në shqip.
1. Jitshár. Një nga katër bijtë e Kehathit; përmendet i dyti; pra, i bie të ketë qenë nip i Levit. (Da 6:16, 18; Nu 3:17, 19; 1Kr 6:2, 18) Një nga tre bijtë e Izarit, Korahu, u ekzekutua në shkretëtirë ngaqë u rebelua.—Da 6:21; Nu 16:1, 32.
Nga Izari erdhi familja levite e izaritëve. (Nu 3:27) Gjatë mbretërimit të Davidit, disa izaritë, kreu i të cilëve ishte Shelomiti, u caktuan si këngëtarë, nëpunës e gjykatës, kurse të tjerë kryenin detyrat e zakonshme të levitëve.—1Kr 6:31-38; 23:12, 18; 24:20-22; 26:23, 29; shih AMINADABI nr. 2.
2. Jitsħár (sipas Vg). Pasardhës i Judës; bir i Ashurit dhe i Helës. (1Kr 4:1, 5, 7) Në shënimet anësore të tekstit masoretik ky emër shkruhet Zohar.