BETH-NIMRAHU
[shtëpi e leopardit].
Qytet në lindje të Jordanit që iu caktua fisit të Gadit, i quajtur edhe thjesht Nimrah. (Nu 32:3, 34, 36) Tregohet se ndodhej «në ultësirë» dhe se dikur i përkiste territorit të mbretit Sihon. (Js 13:27) Emri i lashtë duket se është ruajtur në emrin e Tell-Nimrinit të sotëm, që ndodhet në krahun jugor të Vadi-Nimrinit, por vendndodhja duhet të ketë qenë Tell-Bleibili, rreth 2,5 km në verilindje, në krahun verior të vadit. Gërmimet tregojnë se gjatë epokës izraelite ai vend ishte i banuar, e më pas u braktis. Pra, qyteti ndodhej rreth 19 km në lindje-verilindje të Jerikosë.